LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj kërkon nga presidenti Thaçi të publikojë listën e të dënuarve të falur

KMDLNj kërkon nga presidenti Thaçi të publikojë listën e të dënuarve të falur

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një letre të hapur drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon që të publikojë listën e të dënuarve që ka falur, pasi që mos bërja publike e listës së atyre që eventualisht janë falur, sipas KMDLNJ-së, e tensionon situatën brenda institucioneve ku mbahen ata që kanë kërkuar falje.

Duke përkujtuar se për faljen e presidentit kanë aplikuar më shumë se 700 të dënuar, KMDLNJ thekson se të gjitha këto kërkesa janë shqyrtuar nga komisioni i formuar ad hoc dhe sipas informatave të KMDLNj – së tashmë është dorëzuar lista me emrat e të dënuarve që sipas vlerësimit të komisionit ad hoc e meritojnë të falen.


“Mirëpo ju, sipas kompetencave që iu jep Ligji mund t’i falni të gjithë nga lista e propozuar nga komisioni ad hoc sikur që mund të mos e falni asnjë të dënuar që ka kërkuar falje. Në rastin konkret, Ju, z. president e keni fjalën e fundit sikur që edhe vendimi përfundimtar është i Juaj , përkatësisht vullnetit Tuaj”, thuhet në letër.

Për informim të opinionit, KMDLNJ njofton se nuk është pjesë e komisionit ad hoc, andaj nuk është në gjendje të japë një informatë të saktë të dënuarve që kanë kërkuar falje.

KMDLNj, në rastin konkret ka dalë në anën e të dënuarve duke kërkuar të falet një numër më i madh se viteve paraprake në rast se i plotësojnë kushtet për falje aq më parë që faljet e mëparshme kanë qenë më shumë provokim i situatës së sigurisë në burgje që kanë ndikuar në tensionimin e situatës se sa një demonstrim i vullnetit dhe mëshirës së presidentit t’i lirojë ata që e meritojnë gjë që do të reflektonte në motivimin e të burgosurve të sillen mirë duke e pranuar programin e risocializimit, thuhet më tej në letër.

KMDLNJ kërkon nga presidenti Thaçi që sa më parë ta bëjë publike listën e personave të falur, nëse ata janë falur, në mënyrë që “të mos i leni në pritje dhe ankth të dënuarit që kanë kërkuar të falur nga Ju, familjarët e tyre sikur edhe opinionin i cili duhet të informohet për vendimin e Juaj për falje apo mos falje”.

“Mos bërja publike e listës së atyre që eventualisht i keni falur e tensionon situatën brenda institucioneve ku mbahen ata që kanë kërkuar falje sikur që në masë të madhe e vështirëson punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës që në rastin konkret nuk mbanë asnjë përgjegjësi por se mund të përballet me shumë probleme”, thuhet në letrën e KDMLNJ-së drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori