0Shares

Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose, ka mundur t’i bashkohet Barcelonës para gjashtë vitesh. Kështu ka thënë agjenti i tij, Alexander Schutt.

Futbollisti gjerman shpeshherë është lidhur me një kalim në Camp Nou, mirëpo diçka e tillë asnjëherë nuk ndodhi.

“Klose ka mundur të nënshkruajë për Barcelonën në disa raste, por më afër ishte në vitin 2007”, u ka thënë Schutt gazetarëve.

Asokohe 37-vjeçari braktisi Werder Bremenin për të nënshkruar për Bayern Munichun. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)