LAJMI I FUNDIT:

Klose: Isha pranë Barcelonës

Klose: Isha pranë Barcelonës

Sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, ka zbuluar se ai ka qenë pranë transferimit te gjiganti katalanas, Barcelona, para kalimit të tij te Bayerni nga Werder Bremeni.

Sulmuesi i Lazios ka pranuar se ai ishte pranë kalimit te Barcelona, para se të kalonte te Bayerni i Munichut.

“Unë do të kisha dashur të luaj ndaj Barcelonës, sepse është ekipi më i mirë në botë. Natyrisht, do të ishte e mrekullueshme, sepse futbolli luhet ashtu sikurse më pëlqen mua. Por, si kam thënë edhe më parë, kjo është në të kaluarën”.


“Unë përfundova te Bayerni. Ishte vendim i mirë, sepse si kam thënë, kam mësuar shumë nga kjo aventurë”, ka potencuar Klose për El Mundo Deportivo. /Telegrafi/