LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Këtë vit, do të jemi më të mirë

Klopp: Këtë vit, do të jemi më të mirë

Menaxheri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, është i bindur se skuadra e tij do të jetë edhe më e fuqishme në pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga.

Dortmund shijoi një fillim të paqëndrueshëm të sezonit dhe tashmë ndjek liderin e tabelës, Bayern Munich, me 14 pikë. Megjithatë kampioni i Bundesligës pati një seri impresive në fund të vitit që kaloi, duke humbur vetëm një ndeshje në 15 takime në të gjitha garat.

“Ne përfundimisht luajmë më mirë në pjesën e dytë – më mirë, më qartë dhe me më shumë efektivitet në nxjerrjen e pikëve”.


“Ne duam të vazhdojmë formën tonë të mirë në pjesën e dytë të sezonit. Synimi jonë është të punojmë në zonat në të cilat ende nuk jemi të përkryer”.

“Ne ishim të fuqishëm, ne jemi të fuqishëm dhe ne do të jemi të fuqishëm në pjesën e dytë të sezonit. Ne përfundimisht do të sulmojmë”, ka thënë Klopp.

Testi i parë i Dortmund në Vitin e Ri do të jetë udhëtimin te Werder Bremen më 19 janar. /Telegrafi/