LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Humbja mund të na ndihmojë

Klopp: Humbja mund të na ndihmojë

Pas humbjes ndaj Bournemouthit me rezultat 4-3 ka folur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman ka thënë se Reds po kalojnë në një periudhë të vështirë, por këtë e shikon së të natyrshme.


“Nuk po kalojmë në një periudhë të mirë, por nganjëherë kemi nevojë për këto humbje”.

“Nuk ka rrugë pa pengesa, janë vetëm tre pikë. Bournemouth u rikthye në lojë nga gabimet tone. Kjo humbje mund të na ndihmon”, ka thënë Klopp.

Pas kësaj humbje Liverpooli renditet në vendin e tretë me 30 pikë. /Telegrafi/