LAJMI I FUNDIT:

Klopp: E marr Dzekon nëse shkurton pagën

Klopp: E marr Dzekon nëse shkurton pagën

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka thënë se Edin Dzeko dëshiron që t’i bashkohet klubit të tij, por e ka paralajmëruar që të shkëpusë pagën e tij.

“Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm. Falcao është po ashtu i mirë. Një gjë mund të them për këto emra, por edhe për të tjerët: Te Dortmundi, të gjitha bëhen sipas kushteve tona dhe strukturave të pagesës. Ne nuk u largohemi parimeve tona edhe për lojtarin më të mirë në gjithësi”.

“Këtë duhet ta bëjë vet lojtari. Nëse largohet Lewandowski, sulmuesi tjetër që vjen duhet që të pranojë shkurtim të pagës. Atëherë ai merret në konsideratë nga ne”, ka thënë Klopp.