LAJMI I FUNDIT:

Kllokoqi: Nëse pengohemi pa të drejtë në punën tonë, do të reagojmë fuqishëm

Kllokoqi: Nëse pengohemi pa të drejtë në punën tonë, do të reagojmë fuqishëm

Problemi kyç i kafiterive, restoraneve dhe klubeve të natës në kryeqytet është definimi i ligjit dhe kategorizimi i bizneseve, sepse mënyra e funksionimit të një klubi të natës dhe një fast-food’i nuk është aspak e njëjtë. Duhet të definohet se cili biznes mund të punojë me orar të caktuar, e ndaj cilit duhet vendosur kritere për alkoolin e shumë çështje tjera të ndërlidhura ka thënë Kllokoqi mes tjerash në intervistën e tij për Telegrafi.com

Kur është themeluar dhe ri-hapë shoqata e gastronomëve?
Fillimisht Shoqata e Gastronomëve është themeluar në 2010, mirëpo tani për shkak të presionit të madh mbi punën e qindra bizneseve të hotelerisë nga Komuna, Policia dhe Inspektorati, ne jemi mbledhur si biznese për ta ri-aktualizuar një entitet ligjor i cili i mbron të drejtat e industrisë dhe anëtarëve të saj, por njëkohësisht edhe të jap sugjerimet dhe rekomandimet e saj për autoritetet të cilat duhet ta rishikojnë ligjin, në mënyrë që i njëjti tu shërbejë interesave të qytetit, banorëve por edhe bizneseve të cilat së pari e promovojnë qytetin dhe turizmin e vendit tonë.

Sa anëtarë përfaqësohen në këtë shoqatë, dhe kush e përbën kryesinë e shoqatës?
Që në ditën e parë kur ne kemi vendosur që të mblidhemi, shoqatës i janë bashkuar rreth 30 bizneset kryesore në kryeqytet të cilat e përbëjnë mostrën më të madhe të përfaqësimit të hotelerisë, përkatësisht restoraneve, kafiterive dhe klubeve në kryeqytet, me shifra katër-shifrore në punësimin e të rinjëve të kryeqytetit. Por qëllimi ynë është që ne të zgjerohemi dhe që brenda nesh të kemi sa më shumë biznese të hotelerisë, në mënyrë që përfaqësimi ynë të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe që ne të mbrojmë secilin rast kur ka shkelje dhe ushtrim të tepruar të autoritit, i cili e tejkalon ligjin, siç edhe po ndodhë në plot raste kohëve të fundit. Kryesia e shoqatës përbëhet nga Petrit Kllokoqi, Kryetar i Shoqatës dhe bashkë-pronar i ZoneClub, Arben Avdiu, NënKryetar dhe bashkë-pronar në Trosha, Adrian Berisha, NënKryetar nga BonVivant, si dhe Veton Hamza, Sekretar nga Restaurant Pishat.

Cili është misioni juaj primar?
Shoqata e Gastronomëve është ombrellë e bizneseve që përfaqësojnë hotelet, restorantet, kafenetë dhe klubet e ngjashme në Prishtinë. Prandaj, Shoqata e Gastronomëve vepron si përfaqësues i bizneseve mikpritëse përballë institucioneve vendimmarrëse. Shoqata e Gastronomëve definohet si shoqëri jo-profitabile. Qëllimi ynë primar është që ti mbrojmë interesat e industrisë së gastronomëve të Prishtinës, fillimisht e më pas synimi ynë është që të zgjerohemi dhe të marrim anëtarë edhe nga të gjitha qytetet e tjera të mëdha të Kosovës, në mënyrë që ne si qendër ta përfaqësojmë gjithë industrinë, në gjithë Kosovën. Aktiviteti kryesor i Shoqatës së Gastronomëve është të monitorojë dhe analizojë zhvillimet e politikave dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës, Policisë së Kosovës, Inspektorateve të Punës dhe të Shëndetit, të cilat kanë një ndikim në industrinë e gastronomisë. Kur interesat e industrisë së gastronomisë kosovare janë në rrezik, Shoqata e Gastronomëve shpreh shqetësimet e anëtarëve të saj tek përfaqësuesit e institucioneve publike vendimmarrëse të Kosovës. Në anën tjetër, Shoqata e Gastronomëve kontribuon për institucionet publike, duke iu dhënë atyre informacion të saktë për problemet dhe sfidat e industrisë, në mënyrë që ligjet dhe vendimet e marra të jenë të drejta dhe jo të dëmshme për industrinë.

Cila është pesha e industrisë tuaj në ekonominë e kryeqytetit?
Me mbi 700 biznese që merren me hoteleri, që punësojnë me mijëra njerëz në gjithë kryeqytetin, ne besojmë se jemi segment me shumë peshë në ekonominë e qytetit, i cili është i qëndrueshëm në punësim dhe krijon stabilitet social dhe ekonomik, posaçërisht kur punëson në masën më të madhe me të rinj, në kohën kur papunësia më e madhe në vendin tonë është në mesin e të rinjëve. Ne si industri jemi zgjidhja më e madhe e problemit më të madh në Kosovë, prandaj edhe duhet të respektohemi, të stimulohemi për punë dhe të lejohemi të zhvillohemi, në mënyrë që të punësojmë sa më shumë njerëz, ta promovojmë turizmin, ta bëjmë Prishtinën dhe Kosovën destinacion për shumë turistë të huaj. Ne e dijmë që gjitha ekonomitë e fuqishme në botë përbëhen nga sektori privat dhe bizneset e vogla dhe të mesme, prandaj ne avokojmë që të krijohet një standard dhe kriter që të jetë stimulues për bizneset, por assesi të mos e pengojë jetën dhe rendin publik.

Cilat janë pengesat kryesore dhe kërkesat primare që i keni ju si industri?
Në industrinë e hotelerisë dhe mikpritjes në kryeqytet ka shumë probleme, por gjendje e njëjtë është pothuajse në çdo qytet tjetër të Kosovës, përkundër faktit se ne jemi shtyllë shumë e rëndësishme socio-ekonomike në vendin tonë. Problemi kyç është definimi i ligjit dhe kategorizimi i bizneseve, sepse mënyra e funksionimit të një klubi të natës dhe një fast-food’i nuk është aspak e njëjtë, ndërsa aktualisht para ligjit ne shihemi dhe trajtohemi si dy biznese identike. Prandaj duhet definuar lloji i bizneseve, lejimet dhe autorizimet për secilin prej nesh. Duhet të definohet se cili biznes mund të punojë me orar të caktuar, e ndaj cilit duhet vendosur kritere për alkoolin e shumë çështje tjera të ndërlidhura, duke përfshirë edhe reprezentacionin e lokalit dhe më shumë. Më pas problem tejet i madh mbetet edhe zhurma dhe matja e saj në zonat e banueshme por edhe jashtë tyre,duhet të caktohen rrugët të cilat duhet të kenë leje të veçanta, ndërsa matja e zhurmës duhet të bëhet me pajisje speciale e cila mat decibelët e lejuar për secilin lokal që inspektohet. Kërkesa jonë është që një periudhë gjatë verës të definohet si muaj i lejimit për turizëm (1 muaj e gjysmë) dhe diasporën që në Kosovë kryesisht vjen për jetën shoqërore që zhvillohet në vendin tonë, për dallim prej kryeqyteteve të rajonit të cilat nuk e kanë një masë të tillë të njerëzve që e frekuentojnë vendlindjen e tyre gjatë një muaji të caktuar sikurse tek ne.

Çka nëse ato nuk përmbushen?
Si palë dhe shoqatë shumë konstruktive me të gjitha nivelet e organeve të shtetit, ne besojmë shumë se autoritetet që merren me këto çështje do të jenë mjaftueshme të vetëdijshme për rolin tonë në ekonomi, dhe se nuk do t’i injorojnë kërkesat tona. Sepse duhet ditur që ne si biznese jemi një rrjet dhe zingjir shumë më i gjerë në tregti, sepse ne kemi edhe qindra biznese tjera prej të cilave kontraktojmë produkte dhe shërbime, të cilat poashtu dëmtohen nëse ne si biznese nuk lejohemi të operojmë lirshëm. E këtu nuk po i llogarisim edhe punëtorët tanë dhe punëtorët e qindra e mija bizneseve tjera të cilat mund ta humbnin vendin e punës së tyre për shkak të kërkesës më të vogël që ne mund ta kemi në treg, apo për shkak të kufizimeve të shumta që po tentohen të na vendosen. Por natyrisht se nëse ne injorohemi, ne do të veprojmë konform statusit dhe misionit tonë. Paramendoni sikur gjithë kafiteritë, hotelet, restorantet dhe klubet e kryeqytetit të mbyllen për 24 ose 48 orë, çfarë efekti kjo krijon në masë. Natyrisht, ne nuk duam që të jemi faktor negativ në shoqëri, mirëpo nëse injorohemi tërësisht në kërkesat tona, atëherë gjithsesi se do të shohim të gjitha masat e mundshme për ta ngritur zërin tonë, si dhe për ta dëshmuar se nuk kemi palë që duhet të injorohemi në asnjë rast nga institucionet, sepse ato e kanë për detyrë që ndaj neve si tatim-pagues të përgjigjen dhe ta rregullojnë tregun sipas modeleve më të mira të shteteve më të zhvilluara, sepse në nivel të tillë edhe ne e kemi ngritur cilësinë dhe standardin e investimeve dhe shërbimit në secilin prej bizneseve tona.

Cili është modeli më i mirë, sipas jush, që Kosova duhet ta zbatojë?
Si shoqatë ne i kemi analizuar ligjet e gjitha shteteve të rajonit, shteteve të BE-së, vetë institucioneve të BE-së, Britanisë së Madhe, si dhe punën e shoqatave të ngjashme në dhjetëra shtete të ndryshme të botës, ku turizmi është i zhvilluar. Dhe në kërkesat tona, janë vetëm praktikat më të mira të shteteve me madhësi dhe tipare të njëjta sikurse Kosova. Ne si model i kemi shoqatat që janë në kuadër të BE-së, sepse ato aplikojnë standardet më të mira si për qytetarët, banorët por edhe zhvillimin e turizmit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori