0Shares

Komuna e Klinës ka ngecur për 7 për qind në realizimin e të hyrave komunale. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë të Drejtorisë së Buxhetit..., në raportin financiar të Komunës së Klinës për 2012, raport që është prezantuar edhe në takimin e Komitetit të Politikës dhe Financave.

Refki Krasniqi, drejtor i Buxhetit ka thëne se nga 780 mijë euro sa kishte qenë planifikimi vjetor, janë realizuar 728 mijë e 481 euro ose 93. 4 për qind. Edhe në krahasim me po të njëjtën periudhe të vitit paraprak ka ngecje për 3 . 57 për qind.

Derisa më 2011 janë realizuar 731 mijë e 723 euro, në vitin 2012 janë vjelë 728 mijë e 481 euro. Krasniqi pohon se në disa kategori ka pasur rënie të realizmit të hyrave, taksat për rrugë 5 . 79 për qind rënie, licencat 24. 95 për qind, dënimet mandatore 51.77 për qind etj, raporton Koha. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)