LAJMI I FUNDIT:

Klientët kreativ shpërblyen kamerierët duke i mbështjellë bakshishet në forma të ndryshme (Foto)

Klientët kreativ shpërblyen kamerierët duke i mbështjellë bakshishet në forma të ndryshme (Foto)

Në restorante të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, klientët i kanë treguar aftësitë e tyre kreative, në momentin që kanë shpërblyer kamerierin.

Atyre nuk iu ka mjaftuar që të lënë para si bakshish, por i kanë mbështjellë ato që ngjajnë me këmisha, kafshë apo edhe si skenë nga kopshti zoologjik, transmeton Telegrafi.


Disa kanë shfrytëzuar mjetet ndihmëse të ushqimit, për të vendosur monedha, ndërsa nuk kanë munguar as mbishkrimet.

“Kërkoj falje për vjehrrën, mos më pështyj në ushqim”, shkruan në një letër, që i është bashkëngjitur kartëmonedhës prej 20 dollarëve.

Më poshtë mund të shihni këtë përmbledhje, që mund ta provoni herën tjetër kur dëshironi të lini bakshish. /Telegrafi/