LAJMI I FUNDIT:

Klarinetisti i njohur Sei shënon 26 vjetorin e punës me Gala mbrëmje në Hotel Dukagjini (Foto)

Klarinetisti i njohur Sei shënon 26 vjetorin e punës me Gala mbrëmje në Hotel Dukagjini (Foto)
Klarinetisti Sei gjatë perforomancës në 26 vjetorin e karrierës së tij. Hotel "Dukagjini" - Pejë.

Në një Gala – mbrëmje të organizuar në Hotel ‘Dukagjini’, klarinetisti i njohur shqiptar nga Peja, Sead Muqa-Sei, ka shënuar 26 vjetorin e punës dhe angazhimit të tij muzikor.

Në mesin e më shumë se 400 mysafirëve të pranishëm, miq, kolegë, familjarë e media, në ekranin e madh është shfaqur një dokumentar që ka pasqyruar fillimet e Seit në muzikë, respektivisht në instrumentën e klarinetës, e të cilit i kanë paraprirë përgëzimet e yjeve të estradës nga vende të ndryshme duke u inkuadruar në ekranin e madh.


Me planifikimin e vet protagonistit, manifestimi ka ardhur në kuadër të festave të nëntorit, në respect të festës më të madhe kombëtare 28 Nëntorit.

Kryefjalë e kësaj Gala mbrëmjeje ka qenë edhe lansimi i video-klipit të këngës së të madhes Vaçe Zela, ‘Rrjedhë në këngë e ligjërime’ e kthyer në instrumental nga Sead Muqa, xhirimet e të cilit janë realizuar në 4 shtete shqiptare, Kosovë (Prekaz e Gllogjan), Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Sead Muqa - Sei në 26 vjetorin e karrierës së tij. Hotel "Dukagjini" - Pejë
Sead Muqa – Sei në 26 vjetorin e karrierës së tij. Hotel “Dukagjini” – Pejë

Me pjesëmarrje kanë nderuar në këtë event, emra të njohur të estradës kosovare, ndër ta Shkëlzen Jetishi-Xeni, Lori, Linda Hakaj, Shyhrete Behluli etj. Nuk kanë munguar as personalitete nga jeta politike. Mbi të gjitha në këtë shënim nuk kanë munugar as shokët e fëmijërisë dhe përfaqësues të SH.K.A.-ve të ndryshme me të cilat Sei ka bashkëpunuar ndër vite.

Sead Muqa – Sei mbetet i vetmi klarinetist që vazhdimisht ka investuar në karrierën e tij muzikore duke duke kultivuar muzikë të mirëfilltë shqipe.

Ky është versioni fantastik me klarinet i "Erdelezit" nga klarinetisti i njohur Sei (Video)
Lexo po ashtu Ky është versioni fantastik me klarinet i "Erdelezit" nga klarinetisti i njohur Sei (Video)

Nga miqtë e pranishëm Sei është vlerësuar në superlative për arritjet e derikëtushme në karrierë.

Këngëtari i njohur, Shkelzen Jetishi – Xeni, duke folur për Telegrafin, për nikoqirin e mbrëmjes mes tjerash ka thënë; “Me Sein kemi pasur bashkëpunime në të kaluarën në kuadër të regjistrimeve festive në Dukagjin. Sei edhe atëherë e edhe tash po ja del ta ruan dhe kultivojë melosin shqip”.

Momente nga atmosfera në 26 vjetorin e karrierës së klarinetistit të njohur. Hotel "Dukagjini" - Pejë
Momente nga atmosfera në 26 vjetorin e karrierës së klarinetistit të njohur. Hotel “Dukagjini” – Pejë

Në dokumentar vlerësime pozitive për punën dhe karrierën e derikëtushme të Seit, kanë dhënë edhe prof. Valton Beqiri, Hivzi Krasniqi, Florent Boshnjaku, Artan Rexhepi, prof. Memli Kelmendi e të tjerë.

Vet protagonisti i manifestimit, Sead Muqa –Sei, ka falënderuar të pranishmit, ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij profesional, ku vend të posaqëm i ka kushtuar shokëve dhe familjes,

“Familja që më ka mbështetur për këtë më shumë se çerek shekulli punë, nëna, bashkëshortja dhe fëmijët, pastaj shokët e ngushtë, veçanërisht shoku im Fitim Behluli që edhe sonte e ka pasur barrën e eventit, pastaj të gjithë ata me të cilët kemi punuar për këto vite, patjetër se i kanë meritat e veta. Dhashtë Zoti të kemi shëndet dhe të gjithëve tua kthejë me të mira.”-është shprehur Sei për Telegrafin.

Mbrëmja është hapur me një interpretim muzikor nga ‘Okteti Peja’. /Telegrafi/

Klarinetisti Sei gjatë perforomancës në 26 vjetorin e karrierës së tij. Hotel "Dukagjini" - Pejë.
Klarinetisti Sei gjatë perforomancës në 26 vjetorin e karrierës së tij. Hotel “Dukagjini” – Pejë.

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori