LAJMI I FUNDIT:

Kjo perime e zvogëlon inflamacionin, e përmirëson shëndetin e nyejve dhe ju mbron nga kanceri

Kjo perime e zvogëlon inflamacionin, e përmirëson shëndetin e nyejve dhe ju mbron nga kanceri

Qoftë nëse e hani atë pa e përzier me ushqime tjera, apo e hidhni në supë ose në sallatë, selino sjellë efekte të mahnitshme shëndetësore në trup.

Selino është e mbushur me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit, e promovon shëndetin e nyejve dhe ju ndihmon nga kanceri.


Selino është antipezmatues natyral sepse përmban luteolin, ndërsa e zvogëlon inflamacionin në shumë pjesë të trupit, duke përfshirë edhe trurin.

Selino ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut

Selino përmban kalium, i cili është i dobishëm për menaxhimin e shtypjes së gjakut. Vitaminat dhe mineralet e selinos ndihmojnë në relaksimin e muskujve përreth artereve.

Përveç këtyre, selino ndihmon edhe në humbjen e peshës, në sistem më të mirë të tretjes, e liron stresin, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori