0Shares

Ajo sipas së cilës në masë të madhe dallon nga e zakonshmja janë tekstura dhe vetë gjatësia, andaj frizura duket sikur është rritur, përkatësisht që nuk keni shkuar te floktari për t’i prerë.

Me flokët të cilat shkojnë deri në supe dhe me balluke të cilat janë aq të gjata sa që mund të ndahen në mes të kokës, ky lob i pazakonshëm duket paksa i çrregullt, i egër dhe i guximshëm.

Megjithatë, do të duhej që të shmangni stilizimin me aparate të ngrohta, për shkak se kjo do t’i dëmtonte skajet e flokëve tuaj, dhe në atë rast frizura juaj do të mund të humbte teksturën.

Në mënyrë që skajet e flokëve tuaj të duken të shkëlqyeshme, të hidratuara dhe të freskëta, rregullisht përdorni vaj për flokë.

Këtë frizurë tashmë e kanë zgjedhur damat e famshme nga Hollywood-i, Cloe Grace Moertz, Amber Heard, Taylor Swift, Alexa Chung, transmeton Telegrafi.

Chloe Grace Moretz

Mandy Moore

Felicity Jones

Alexa Chung

/Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)