0Shares

Nissan GT-R ishte sensacioni i panairit të parë të madh të veturave të reja që po mbahet edhe sot në Prishtinë.

Kjo super veturë e cila ka 570 kuaj fuqi arrin në 100 km/h për vetëm 2.9 sekonda, ndërsa pamja e saj ka bërë që shumica e vizitorëve të mblidhen rreth saj për të bërë foto dhe për ta parë nga afër “bishën” e Nissan e cila në shumicën e garave të veturave të shpejta zë vendet e para.

Në këtë panair, kompania AutoMita, e cila është përfaqësuese e brendeve Renault, Nissan dhe Dacia, mes tjerash ka thënë se kjo është super vetura që e ofron për shitje, përpos modeleve të shumta të reja të cilat i ka prezantuar si premiera për tregun kosovar.

Bashkë me veturën super-sportive Nissan GT-R, versioni i vitit 2017, AutoMita ka prezantuar edhe modelet e fundit të Renault sikurse Koleos, Scenic, Megane, Captur, Clio por edhe modelin e ri të Nissan Micra, Dacia Sanderon me marshin automatik, dhe shumë modele të tjera.

Sipas Zgjim Mitës, drejtor ekzekutiv në AutoMita thuhet se kërkesa dhe interesimi për veturat e reja që i ofron kompania ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe vetëm në një ditë të vetme Mita thotë se kanë arritur të shesin dhjetëra modele të ndryshme të veturave të reja, kjo edhe për shkak të ofertave promovuese që janë në dispozicion në këtë panair.

Si ta fitoni një vozitje falas me Nissan GT-R?

Më poshtë i gjeni udhëzimet e pjesëmarrjes në lojë, ndërsa shpërblimi është: një xhiro falas me Nissan GT-R, për ta përjetuar shpejtësinë dhe ndjenjën që ia jep shoferit dhe pasagjerëve kjo super-veturë.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)