LAJMI I FUNDIT:

Kjo është përgjigjja e komunave për mosvazhdimin e mandatit të kryetarëve

Kjo është përgjigjja e komunave për mosvazhdimin e mandatit të kryetarëve

Dje ka kaluar afati i mandatit të kryetarëve të komunave në Maqedoni. Fati i mandatit të kryetarëve të komunave në të gjithë Maqedoninë ende mbetet në duart e Kuvendit i cili duhet të votojë me shumicë të thjeshtë për ndryshimet e ligjit për zgjedhjet lokale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu për Telegrafi Maqedoni thotë se kryetarët e Komunave nuk mund të nënshkruajnë tanimë rrogat që rjedhin si bllokdotacion nga arsimi, që nënkupton se mësimdhënësve të cilët janë në arsim ngelin pa rroga. Ky sqarim nuk vlen vetëm për punëtorët në arsim por për të gjithë kategoritë zinxhirore që janë nën juridiksionin e komunave.


‘Ndërprehen edhe procedurat urbanistike të cilat janë të lidhur ngushtë më nënshkrimin e të parit të Komunës. Rrjedhimisht është e pa tjetërsueshme nevoja për të gjetur një kompromis për këtë çështje, jo në gjykatën Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuse bën interpretim të Kushtetutës dhe nuk sjell vendime të natyrave si kjo situate por Parlamenti është institucioni i cili duhet të ndërhyjë në afatin e datës së zgjedhjeve dhe kjo çështje që është jetike për interesin e qytetarëve të zgjidhet’, thekson Fazliu.

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, për Telegrafi Maqedoni thotë se mosvazhdimi i mandatit të kryetarëve të komunave do të haste në vështirësi në shumë sektorë.

‘Pasojat janë shumë dimensionale dhe kjo kuptohet lehtë. Kryetari i Komunës udhëheq me të gjithë sektorët, arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik lokal, në ndriçimin publik, qoftë mospagesa e rrymës dhe shërbimeve tjera si uji, mbeturina, domethënë shumëdimensionale. Mos vazhdimi i mandateve çon në një paralizë të përgjithshme, siç përmenda sektorët paraprak. Mospagesa e punonjësve është çështje e ndjeshme sepse nuk ka kush i nënshkruan. Paramendoni nëse duhet ndonjë urgjencë, t’i jepet urdhëresë dikujt, apo për nënshkrim të naftës që duhet të realizojë ndonjë vizitë, këtë adminstratori nuk e njeh sepse nuk ka të drejtën për të nënshkruar’, potencon Izairi.

Njëjtë si komunat tjera, edhe Komuna e Gostivarit shprehet e shqetësuar për mosvazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave, edhe pse nga komuna shpresojnë se ky ngërç do të menjanohet, me të vetmin qëllim që të mos bllokohen qytetarët.

‘Automatikisht do të ketë pasoja nëse nuk vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave. Sektori i arsimit, i ndërtimit, urbanizmit, tatimeve, vlerësimeve, Ndërmarrjet Publike, domethënë të gjithë punët e pushtetit lokal janë të ndërlidhura me kryetarët e komunave. Pastaj edhe qytetarët do të jenë të bllokuar, pagesat, shitblerjet nga ana e tyre nuk mund të bëhen sepse kjo është e ndërlidhur me Tatimin dhe shitblerjen’, thotë shefi i kabinetit të kryetarit Nevzat Bejta, Bashkim Hasani.

Edhe Koce Trajanovski, kryetar i Bashkisë së Shkupit dje tha se me kalimin e mandatit të kryetarëve të Komunave në Maqedoni, NTP së shpejti nuk do të mund të funksionojë. NTP më shumë se 50% të mjeteve i ka marrë nga Bashkia e Shkupit. Ai poashtu deklaroi se jo vetëm NTP, por në pyetje do të jetë edhe puna e NP të parqeve dhe gjelbërimit, NP e rrugëve dhe rrugicave si dhe sistemi i ujësjellësit.

Nga BNJVL para një jave me një konferencë të përbashkët thanë se zgjidhja e mundshme është ndryshimi i Kodit zgjedhor në të cilin në vend të gjysmës së parë të muajit maj do të vihet datë tjetër për të cilën do të arrijnë marrëveshje partitë politike në Parlament.

BNJVL: Parlamenti deri të hënën të gjejë zgjidhje për mandatin e kryetarëve të komunave
Lexo po ashtu BNJVL: Parlamenti deri të hënën të gjejë zgjidhje për mandatin e kryetarëve të komunave

Sipas BNJVL-së, nevojitet edhe ndryshim i Ligjit për vetëqeverisje lokale, si ligj sistematik. Në të shkruan se këshilltarët zgjedhen për kohë prej katër vitesh, ndërsa kryetarët e komunave, ndërkaq, se zgjidhen çdo të katërtin vit. Kjo sipas BNJVL-së do të thotë se me ndryshimet e Kodit zgjedhor mund të zgjidhet problemi me kryetarët e komunave, përderisa për këshilltarët do të nevojitet edhe ndryshim i Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Kryetari i sapozgjedhur Talat Xhaferi dje në takimin koordinative me përfaqësuesit e shumicës parlamentare u njoftua me konkluzionet e takimit joformal të përfaqësuesve të partive politike që u mbajt më 13 maj 2017 (e shtunë). Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet në gjysmën e parë të muajit tetor, kurse mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave.

Kuvendi tanimë është funksional dhe në njërën nga seancat e para do të duhet të bëjë ndryshime të ligjeve përkatëse që e rregullojnë mandatin e njësive të vetëadministrimit lokal, përkatësisht e kryetarit të komunave dhe të këshillave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori