Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur pas fitores së shpallur në referendumin historik që mbajti vendi, duke ritheksuar se tashmë radhën e ka rivendosja e dënimit me vdekje.
Ai paralajmëroi se nëse dënimi me vdekje nuk do të vendosej pas votimit në parlament, Turqia do të mbante një tjetër referendum për këtë.
“Cila është puna e parë nesër?”, Pyeti Erdogan duke marrë përgjigje nga populli, “Dënimi me vdekje”. “Këtë e ka mbështetur edhe Kryeministri Yildirim edhe Kryetari i nacionalistëve Bahçeli,” tha ai. “Kjo është një kërkesë që më vjen vazhdimisht nga populli në mitingje”, tha Erdogan duke shtuar se nëse më vjen nga parlamenti një vendim i tillë “unë e miratoj.”
Erdogan tha se nëse kryetari i opozitës, Kemal Kilicaroglu do t‘a mbështesë vendimin për dënim me vdekje do të miratohej menjëherë, por “nëse nuk e mbështet, do të bëjmë edhe një referendum për këtë”.
Nëse Turqia vendos të rikthejë dënimin me vdekje, kjo do të thotë se i jep fund negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili në mënyrë kategorike nuk i pranon në Union shtetet që praktikojnë dënimet të tilla.
Erdogan tha se sipas rezultateve jozyrtare rreth 25 milionë turq, 1,3 milionë më shumë se ata që votuan kundër, votuan pro ndryshimeve kushtetuese që do ta kthejnë Turqinë në Republikë presidenciale.
“Teksa në botë pjesëmarrja në votime është tek 50 përqindëshi, tek ne pjesëmarrja ishte 86 për qind….Presim që shtetet e tjera, veçanërisht aleatët tanë të pranojnë vendimin e popullit turk”, tha
Erdogan i cili fillimisht mbajti një konferencë për shtyp dhe më pas iu drejtua me një fjalim mbështetësve të mbledhur para shtëpisë së tij në Stamboll.
Ndërsa mesazhi i Erdoganit për ata që akuzonin për manipulime ishte i qartë: “Mos u përpiqni më kot”.
Erdogani kujtoi edhe rrugën në të cilën kanë kaluar ndryshimet kushtetuese. “U gjuajtën shishe në parlament, por nuk ia dolën t’i bllokonin”, tha ErdoGan. “Thamë radhën e ka populli për të vendosur dhe ashtu ndodhi,” tha ai, duke shtuar se 51. 5 për qind e popullit turk vendosi pro vendimeve kushtetuese.
“Ky vendim nuk është një vendim i zakonshëm”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia i vendosi kapak një diskutimi shekullor mbi sistemin. /tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kongresmenja amerikane: Të gjithë ata që votojnë për ndihmën për Ukrainën duhet të regjistrohen në ushtrinë ukrainase
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Raportime për eksploziv pranë konsullatës iraniane në Francë, arrestohet i dyshuari
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi