LAJMI I FUNDIT:

Kjo është “bomba me gozhda” – e krijuar për të vrarë sa më shumë njerëz (Foto/Video +18)

Kjo është “bomba me gozhda” – e krijuar për të vrarë sa më shumë njerëz (Foto/Video +18)
Sulmi në Mançester në koncertin e Arianas
-->

Tashmë policia britanike e ka konfirmuar se bëhet fjalë për një sulm me bombë të kryer në qytetin e Mançesterit me një bombë të improvizuar e ashtuquajtur “bomba me gozhda”. 

Së paku 22 të vdekur dhe rreth 60 të lënduar raportohet se kanë pësuar në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena – ku shumica e të pranishmëve ishin adoleshentë.

Sulmi konsiderohet më i tmerrshmi që prej vitit 2007 i cili ndodhi në një metro të Londrës e ku u vranë rreth 50 persona.

Materialet që përdoren për konstruktimin e bombës…

Autoritetet britanike besojnë se sulmi është realizuar me të ashtuquajturën, “bomba me gozhda”.

Sipas raportimeve tjera të mediave britanike, bomba ishte mbajtur në një çantë nga terroristi dhe sipas të gjitha gjasave ishte sulm vetvrasës.

Besohet se terroristi qëndroi rreth zonës së daljes, në momentin që njerëzit po dilnin nga Manchester Arena ku u mbajt koncerti.

Por, çka është “bomba me gozhda”?

Një bombë e improvizuar e ndërtuar nga dora e njeriut për të vrarë dhe për të shkaktuar sa më shumë dëme në njerëz.

Bomba e cila ka eksploziv paketohet për plot me gozhda në mënyrë që të rrisë kapacitetin dëmtues, të vrasë sa më shumë njerëz dhe të shkaktojë lëndime në një hapësirë më të madhe se sa që do ta bënte vet një bombë me eksploziv të thjeshtë.

Rentegeni i njërit të të mbijetuarve nga sulmi vetvrasës në vitin 2002 në Izrael.

Ky lloj i bombës është tipik për terroristët, pasi rastet e përdorimit të kësaj lloj bombe janë në masa të mëdha njerëzish për të shkaktuar sa më shumë dëme në njerëz.

“Bomba me gozhda” mund të detektohet me anë të sensoreve elektromagnetike dhe detektuesve standard të metalit.

Por, në cilat sulme deri tash është përdorur kjo bombë?

Aq e popullarizuar është ky lloj i bombës sa që është përdorur në sulme të ndryshme anë e mbanë botës, duke përfshirë bombardimet në maratonën e Bostonit, St. Petersburg, Bruksel, West Java dhe në Neë York City ashtu sikurse edhe disa sulme të pa realizuara, të dështuara terroriste në Gjermani.

Një terrorist islamik në vitin 2015 mësoi një adoleshent se si të ndërtojë bombën me presion të lartë me gozhda dhe e shtyu atë drejt sulmit terrorist në Melbourne.

Eksperti i terorrizmit, Jeff Parks, ka thënë për CNN se ky lloj i bombës është përdorur së pari në fillim-vitet 2000 në Irak duke pohuar se ishte një formë që aplikohej shpesh në Lindjen e Mesme dhe shumë e preferueshme për të shkaktuar sa më shumë dëme në njerëz.

“Ishte definitivisht një bombë. E gjithë arena u trondit. Pjesë trupore ishin gjithandej – veshë, këmbë… Ishte gjëja më e tmerrshme që kam parë. Trupa gjithandej”, ka thënë një femër në Mançester për BBC pas sulmit, e njohur si Emma.

Bombat e tilla zakonisht përshkruhen si bomba me prsion të lartë të cilat janë të paketuara me pjesë metalike si gozhda, toptha të vegjël me tel metalik etj, për të shkaktuar impakt sa më të madh vdekjeprurës.

Paisje të tilla janë shfrytëzuar në bombardimet e Bostonit dhe në sulmet terroriste në Bruksel.

Në Boston, bombarduesit e fshehën eksplozivin brenda një qese najloni përderisa, teksa është ndezur nga një bateri e kurdisur.

Hetimet kanë treguar se eksplozivi ishte i mbushur me gozhda dhe toptha teli duek dërguar objektet metalike drejt spektakorëve në këtë maratonë, duke shkaktuar lëndime në pjesët e poshtme të trupit.

Tri njerëz u vranë në atë sulm dhe 180 tjerë u lënduan. Të vdekurit dhe të lënduarit ishin të moshës mes 2 dhe 71 vjeç përfshirë nëntë fëmijë.

Në Neë York, Ahmad Rahami, një amerikan i natyralizuar i lindur në Afganistan, ishte identifikuar me ndihmën e një telefoni të lënë te një bombë e pa shpërthyer e gjetur afër një sulmi me bombë vitin e kaluar.

Ai besohet se është njeriu i njëjtë në të zezë dhe të bardhë që shihet në vendin ku u realizua sulmi në shtator të vitit të kaluar në lagjen Chelsea të Manhattanit ku u lënduan 29 njerëz.

Policia po ashtu beson se Rahami ishte prapa një bombe të njëjtë të improvizuar e cila shpërtheu në një shportë në një rrugë në Neë Jersey teksa po parakalonin marinsat amerikanë.

Në dhjetor të vitit të kaluar një 12 vjeçar tentoi të detonojë një bombë të ndërtuar në shtëpi me gozhda – teksa vendi i sulmit ishte paraparë të jetë një treg krishtlindjesh në Gjermani.

Bomba shtëpiake ishte e mbushur me pluhur eksploziv dhe gozhda dhe ishte gjetur më 5 dhejtor në qytetin perëndimor të Ludëigshaven dhe u shkatërrua nga policia gjermane.

Në Bruksel së paku një nga bombat e detonuara në aeroportin Zaventem në mars të vitit të kaluar ishte e mbushur po ashtu me gozhda.

Rentgeni i një të mbijetuari në sulmin terrorist në Bruksel vitin e kaluar.

Imazhe tmerruese të rentgenit janë shfaqur pas këtij sulmi në Bruksel, ku shihet një gozhdë gjigante brenda trupit të një prej viktimave.

Në Mançester, autoritetet policore thonë se incidenti po trajtohet si një suolm terrorist ku deri tash janë të vrarë 22 persona dhe 50 të tjerë të plagosur.

Constable Hopkins thtoë se policia në Mançester po punon nga afër me njësinë anti-terrorizëm të Britanisë dhe partnerët nga shërbimi inteligjent britanik.

“Ky është një moment brengosës për të gjithë. Ne po bëjmë gjithë atë që ne mundemi, duke punuar me agjencitë lokale dhe kombëtare [për të mbështetur të prekurit, pasi që po marrim informacione për atë që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar”, theksoi ai.

Aktualisht ekziston frika se shumica prej viktimave janë vajza të reja të cilat kishin ndjekur koncertin e pop yllit botëror, Ariana Grandes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kalo në kategori