LAJMI I FUNDIT:

Kiropraktika: Kush janë kiropraktikuesit dhe si mund të na ndihmojnë?

Kiropraktika: Kush janë kiropraktikuesit dhe si mund të na ndihmojnë?
Shot of a chiropractor adjusting a young woman's spine

Nëse keni pyetur se ç’është kiropraktika dhe si mund t’ju ndihmojë ajo që të bëni jetë më cilësore, do të përpiqemi t’ju ofrojmë disa përgjigje dhe që t’ju njohim më afër me këtë teknikë të lashtë

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Kiropraktika është profesioni i mbrojtjes shëndetësore që merret me diagnostikimin, shërimin dhe preventivën e çrregullimeve të sistemit nervor dhe me ndikimin e atyre çrregullimeve në gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Ajo, në rend të parë, është e përqendruar në marrëdhënien midis boshtit kurrizor dhe sistemit nervor, ndërkaq zakonisht kategorizohet si mjekësi komplementare dhe alternative.

Kirporaktika në praktikë

Në punën e vet kiropraktikuesi me prekje dhe lëvizje dhe me shumë metoda të tjera hulumton boshtin kurrizor, strukturën e tij dhe funksionin, në mënyrë që të bëjë rregullimin e boshtit kurrizor, komblikut dhe eshtrave të kafkës, varësisht nga diagnoza konkrete.

Kiropraktikuesit me anë të manipulimeve të tilla trajtojnë çrregullimin e boshtit të kurrizit në mënyrë që të vendosin aftësinë e shërimit pa aplikimin e barnave, përkatësisht të ndërmarrjeve kirurgjike.

Zbutja e vështirësive për shkak të pozitës së gabueshme të boshtit dhe irritimit të nervave ndihmon organizmin në përpjekjen e vendosjes së gjendjes normale shëndetësore, ndërkaq me atë rast gjithashtu është e nevojshme të kihet parasysh edhe qëndrimi i trupit, ushqimit, ushtrimeve trupore dhe shprehive punuese dhe rekreative.

Qëllimi i tretmanit të kiropraktikës është që të zbulojë dhe të korrigjojë subluksacionet vertebrale me çka nxit procesin natyral të shërimit dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Subluksacioni është term i cili përdoret për nyjën i cili nuk është në pozitë anatomike, që rëndon në mënyrë jo të drejtë dhe i cili zvogëlon funksionet. Ajo nuk është se patjetër të jetë e dhembshme, mirëpo shpejton ndryshimet degjenerative dhe pothuajse me siguri do të vërehet si simptomë më vonë gjatë jetës.

Efikasiteti i kiropraktikës

Shumë studime shkencore tregojnë efikasitetin e aplikimit të kiropraktikës te trajtimi i sëmundjeve muskulore-kockore dhe te shumë çrregullime të tjera.

Shkathtësitë e kiropraktikës me sukses aplikohen te trajtimi i këtyre sëmundjeve: kokëdhembja dhe migrena, dhembjet e nofullës, koshi i kraharorit, duart dhe këmbët, artriti, artroza, skifoza, shtangimi i qafës, stresi, shtangimin e fytyrës, humbja e ekuilibrit, pastaj dhembjet, djegiet dhe therjet në pjesën e poshtme të trupit.

Shumë sëmundje moderne, siç janë lumbagoja, tinitusi (tringëllime ne veshët) dhe problemet e nervave autonome, janë pasoja e problemeve të shtyllës kryesore dhe më së shpeshti bëhet fjalë për një kurriz të deformuar ose të lakuar.

Duke e drejtuar kurrizin e deformuar ose të lakuar, sistemi nervoz shërohet dhe funksioni i organeve përmirësohet. Kjo çon në përshpejtimin e qarkullimit të limfës dhe në përforcimin e sistemit imun, duke parandaluar sëmundjet dhe duke ngadalësuar procesin e plakjes.

A është e sigurt kiropraktika?

Kiropraktika është plotësisht e sigurt, metodë pa dhembje, e parrezikshme e shërimit nëse aplikohet nga personat e kualifikuar.

Në botë me kiropraktikë merren ekskluzivisht mjekët e kiropraktikës, të cilët atë titull e arrijnë pas studimeve profesionale.

Për të zvogëluar rrezikun e ndërlikimeve, disa specialistë rekomandojnë të bëhet një ekzaminim tërësor, që të shihet nëse një stil i veçantë i trajtimit me dorë është i sigurt për personin.

Ky lloj shërimi njihet në 70 vende të botës si një praktikë kurative e zakonshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori