LAJMI I FUNDIT:

Kiropraktika dhe filozofia e dhembjeve

Kiropraktika dhe filozofia e dhembjeve

Kiropraktika është disiplinë, e cila sot gjithnjë e më shpesh përmendet, gjithnjë e më e popullarizuar dhe e pranuar, ndërkaq gjithnjë e më shumë njerëz u drejtohen mjekëve të kiropraktikës.

Ferid dhe Dijana Nahi,
mjekë kiropraktikë
tel: 044 180 052; 044 302 500

Mirëpo, nga ana tjetër, shumë pak syresh dinë të shpjegojnë se ç’është kiropraktika, për çka shërben, kush do të duhej t’i drejtohej mjekut të kiropraktikës dhe, ajo që është më e rëndësishme, si t’i dallojë ekspertin, mjekun e kiropraktikës nga personat të cilët vetëm quhen kiropraktikues, ndërkaq për të nuk janë të përgatitur.


Një numër goxha i madh i bisedave të përditshme bëhet rreth shëndetit – sëmundjeve akute dhe kritike, dhembjeve lidhur me mënyrën bashkëkohore të jetesës dhe dhembjeve të shkaktuara nga tragjeditë, traumave psikike apo fizike, vdekja e të ngjashme.

Dhembja fizike mund të manifestohet në mënyrë të ashpër, të thellë dhe sipërfaqësore; ajo mund të jetë pulsuese apo lokalizuese. Dhembja fizike mund të shkaktojë dhembje psikike dhe emocionale, ndërkaq analog me të, dhembja psikike mund të shkaktojë atë fizike apo emocionale.

Dhembja na tërheq vërejtjen, na mbron dhe na shpëton; ka funksion alarmi në organizëm. Andaj, nga perspektiva mjekësore, dhembja mund të kuptohet si diçka e mirë, por edhe si diçka e keqe. Kjo, në të vërtetë, varet edhe nga pikëpamja, bindjet personale dhe përvojat e individëve.

Njëra nga qasjet e mundshme të eliminimit të dhembjes është qasja e zakonshme alopatike, por e njohur. Është modeli në të cilin mbështetet industria farmakologjike, e ndërtuar në simptomatologji dhe në parimet sipas të cilave nga jashtë ndikon në simptomat e sëmundjes. Nga ana tjetër, ekziston qasja holistike e shërimit, e cila mbështetet në parimet natyrore.

Mjekësia aktuale mbështetet në modelin aloplatik. P.sh., kur ju dhemb shpina, do të merrni analgjetik dhe dhembja do të pushojë. Ai është fokusuar në dhembje dhe sipas atij parimi ndërmerret çdo gjë që dhembja të zvogëlohet, të eliminohet apo të maskohet, derisa e kundërta e saj, modeli holistik i shërimit njeh dhe përfshin edhe komponentë të tjerë të cilët përbëjnë shëndetin, e ata janë: psikikë, emocionalë, edukativë dhe fizikë. Nga kjo qasje ka lindur edhe kiropraktika.

Kiropraktika është shkencë, art dhe filozofi e cila merret me raportin midis strukturës dhe funksionit të trupit dhe si po ndikon ajo raport në shëndetin. Kiropratika zbulon dhe korrigjon disfunksionet lokomotorike në organizëm. Cilido qoftë disfunksion i pazbuluar në trup, në kiropraktikë konsiderohet potencialisht i rrezikshëm për shëndetin.

Kur është fjala për boshtin kurrizor, dhembjet e lidhur me të në rastet më të shumta shkaktojnë simptoma me të cilat kiropraktikuesit si ekspertë për çdo ditë i takojmë në praktikë.

Dhembja e shpinës është gjendje në të cilën disfunksioni bëhet irritues deri në atë masë sa që trupi më nuk është në gjendje në mënyrë të pavarur t’i eliminojë me mekanizmin vetjak mbrojtës.

Roli i kiropraktikës është zbulimi i disfunksioneve të tilla, përmirësimin e tyre me ndihmën e teknikave korrektuese manipulative dhe kthimin e boshtit kurrizor në gjendje normale. Dhembja zvogëlohet në harmoni me atë se sa kthehet boshti kurrizor në funksion.

Kiropraktika është shumë efektive, e sigurt dhe financiarisht e dobishme, jo vetëm si terapi te sindromat e dhembjeve, por edhe si veprim preventiv në boshtin kurrizor dhe në ekstremitetet me korrektimin e segmenteve të subluksuara. Nëse ndokush nuk rri drejt ulur, kjo me siguri do të ndikojë në boshtin e tij kurrizor, mirëpo nuk do të ketë dhembje menjëherë.

Është me rëndësi që me kohë të intervenohet dhe të ndryshohen shprehitë e këqija. Mjeku juaj i kiropraktikës jo vetëm që do të ndikojë pozitivisht në boshtin tuaj kurrizor, por do t’ju edukojë për shprehitë e mundshme të këqija dhe për mënyrat se si t’i përmirësoni dhe t’i zëvendësoni me shprehi pozitive.

Duke pasur parasysh që boshti kurrizor mbron palcën e shpinës nga e cila degëzohen nervat, ndërsa boshti kurrizor është shtyllë mbajtëse e organizmit, është e kuptueshme se sa është me rëndësi të kemi boshtin kurrizor të shëndetshëm dhe funksional. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori