LAJMI I FUNDIT:

Kiropaktika dhe çfarë mund të bëjë ajo!

Kiropaktika dhe çfarë mund të bëjë ajo!

Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar që kiropraktika në mënyrë të sigurt shëron sëmundje të caktuara.

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Kiropraktika është shumë efektive, e sigurt dhe financiarisht e dobishme, jo vetëm si terapi te sindromat e dhembjeve, por edhe si veprim preventiv në boshtin kurrizor dhe në ekstremitetet. Kjo teknikë më së shpeshti përdoret që të mënjanojë:

Dhembjen në shpinë: Dhembja në shpinë mund të jetë vetëm shenjë e tendosjes së muskulaturës së shpinës, mirëpo edhe shenjë e çrregullimeve goxha të rrezikshme. Mos prisni që dhembja e shpinës do të kalojë vetvetiu.

Tabletat mund të eliminojnë dhembjen, por jo edhe çrregullimin i cili e shkakton dhembjen. Përvojat dhe praktikat shumëvjeçare të kiropraktikës në trajtimin e kësaj sëmundje, madje edhe problemeve të tjera me kurrizin, kanë dhënë përmirësime dhe suksese të veçuara.

Ishiasin: Ishiasi (lumboischialgia) është dhembje e nervave me të njëjtin emër, ishiadikus, d.m.th., dhembje e cila përhapet në kryqe, në njërën këmbë apo në të dyja. Nervi ishiatik është nervi më voluminoz dhe problematik i trupit të njeriut. Një dëmtim i tij mund të shkaktojë edhe një problem serioz në të ecurit e njeriut.

Këto simptoma lajmërohen për shkak të shtangimit muskulor, inflamimit të mbështjellësve të nyjeve. Ishiasi mund të shkaktojë dhembje, të cilat mund të kontrollohen me kiropraktikë.

Hernien: Hernia e diskut, thënë në mënyrë laike, është deformim, pëlcitje e pjesës së diskut i cili si “amortizator” gjendet midis dy unazave. Si pasojë lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, vjen deri te degjenerimi i diskut.

Shkalla e dëmtimit varet nga niveli i unazës, por edhe nga drejtimi i daljes së diskut. Me kiropraktikë, diskus hernia mund të shërohet, d.m.th., disku mund të kthehet në vend.

Kurthimin e nervave: Pakkush nga ju së paku një herë në jetë nuk e ka hetuar atë “kurthim të nervave”, dhembjen me rastin e lëvizjes më të vogël. Mund të jetë i kurthuar nervi në cilindo nivel të boshtit kurrizor: në qafë, prandaj mund të kemi dhembje mu në qafë, në duar.

Dhembja kurrizore apo ndonjë sëmundje të tjera mund të jenë të kaluara me kiropraktikë.

Spondilozën: Spondiloza apo spondiloartroza është emër profesional për ndryshimet degjenerative të nyjave të vogla dhe të sipërfaqeve të nyjave të boshtit kurrizor.

Shenjat e para të kësaj sëmundje lajmërohen madje edhe në moshën më të re për shkak të mbajtjes së trupit në pozitë jo të duhur, ndoshta nga ndonjë lëndim i vogël, por duke shkaktuar pasoja, madje nganjëherë kjo mund të ndodhë edhe për shkak të njërës këmbë më të shkurtër! Sondilozën dhe çdo sëmundje tjetër në qafë me sukses i shëron kiropraktika.

Artrozën e kërdhokullës (coxarthrosis): Është dëmtim i kërcit të nyjave, “konsumueshmëria e tyre”. Simptomat fillestare janë dhimbje bezdisëse dhe periodike në artikulacione, legen, gjunjë dhe kanali inguinal.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, procesi degjenerativ keqësohet dhe si pasojë këmba e prekur shkurtohet. Trajtimi është i lidhur me reduktimin e dhimbjes,evitimin e inflamacioneve në artikulacionin e prekur si dhe mirëmbajtjen mbas trajtimit. Kiropraktika eliminon dhembjen e kërdhokullave dhe i bën të lëvizshme nyjat.

Artrozën e gjunjëve (gonartrosis): Artroza e gjunjëve manifestohet si dhembje e gjurit, me rastin e ecjes, më së shpeshti gjatë zbritjes së shkallëve. Dhembja në gju shpesh përcillet edhe me kërcitje të gjunjëve. Ka raste kur dhembja mund të shfaqet në mënyrë refleksive në nyjën e shëndoshë të afërt ose të largët.

Artroza e gjunjëve është më e përhapura tek sportistët e peshave të rënda. Shtangimi është një karakteristik tjetër e cila shfaqet në mëngjes. Kiropraktika eliminon dhembjen e gjunjëve dhe ua kthen lëvizshmërinë.

Gungën kurrizore: Kifoza mund të shkaktohet nga një bashkim i pjesshëm i rruazave kurrizore, shtypje ose shtrëngim vertebral dhe/ose mungesë të rruazave vertebrale. Arsyeja kryesore mund të jetë këmba më e shkurtër, e cila ndoshta edhe mund të jetë jo e dukshme.

Devijimi i boshtit kurrizor mund të manifestohet edhe me gërmuqje ose me njërin nga krahët më të ulët. Në bazë të metodave të kiropraktikës së mirëfilltë, kjo sëmundje mund të mënjanohet, madje edhe plotësisht të shërohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori