LAJMI I FUNDIT:

Kinezi është përgatitur për fundin e botës (Foto)

Kinezi është përgatitur për fundin e botës (Foto)

Fermeri kinez, Liu Qiyuan, ka vendosur ta shfrytëzojë për biznes panikun që mbretëron te shumë njerëz se me 21 dhjetor do të shkatërrohet bota.

Në oborrin e shtëpisë së tij në një fshat në jug të Pekinit, Qiyuan ka ndërtuar disa “mbështjellëse” në formë sferike, për të cilat thotë se do ta mbijetojnë goditjen e apokalipsit.


Frymëzimi i tij ka ardhur nga hit filmi “2012”, ashtu që para disa vitesh, ai filloi ndërtimin e sferave nga materiali pleksiglas.

Deri më tani ka ndërtuar shtatë mbështjellëse, të cilat mund të notojnë mbi ujë, ndërsa disa prej tyre kanë edhe motorë. Ato janë të mbyllura në mënyrë hermetike, ndërsa brenda tyre gjenden rezerva me oksigjen dhe rripa sigurie.

Brenda një sfere mund të qëndrojnë 14 njerëz, kurse janë të ndërtuara në mënyrë që të qëndrojnë në pozitë të rrafshët edhe kur janë në ujë.

Prodhuesi i tyre, Liu Qiyuan, shpreson që produktin e tij do ta blejnë shërbimet e huaja shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare për ta shfrytëzuar në raste të cunamit ose tërmeteve shkatërruese. /Telegrafi/