Kinezët deri tani kanë mbledhur mostra të ADN-së prej 2000 njerëzve me inteligjencë superiore, të cilat do t'iu shërbejnë të bëhen komb superior.
Shkencëtarët nga BGI Shenzen, Instituti i Pekinit për gjenomikë, pikërisht tani janë duke punuar në sekuencionimin e tërë gjenomit për të zbuluar allelet (grupe të gjeneve) të cilat përcaktojnë inteligjencën njerëzore. Kur puna të kryhet, ndërsa sipas lajmeve më të reja është afër fundit, prindërit përmes screening të embrionit do të mund të zgjedhin zigotin më inteligjent. Besohet që ky proces do të rrisë koeficientin e inteligjencës të çdo gjenerate të ardhshme për 15 IQ pikë.
Geoffrey Miller, psikolog evolucionar dhe profesor në Universitetin njujorkez NYU është një nga 2000 njerëzit inteligjent që kanë dhënë ADN-në e vet. Thotë se si kinezëve më së shumti u interesojnë mostrat me prejardhje kineze dhe evropiane, ndërsa dhuruesit i gjejnë në konferencat shkencore përmes dorëzimit gojor. Megjithatë, dhuruesit duhet të dëshmojnë inteligjencën e vet superiore duke bashkangjitur rezultatet e testimit IQ, dëshminë e arritjeve akademike dhe CV-në.
Gjenet nuk ndryshohen, por prindërit kanë mundësi që nga qelizat e fekonduara të zgjedhin zigotin më inteligjent. Embrionet do të testohen për t’u parë se cili do të jetë më inteligjent. Fëmija i cili krijohet do të jetë i njëjtë me atë i cili do të krijohet në mënyrë natyrale nga prindërit e njëjtë, por do të jetë më i zgjuar se qindra fëmijë potencial që do të krijoheshin me fekondim të rastësishëm.
Miller pohon që me rritjen e IQ-së mesatare të gjeneratës për vetëm pesë pikë, kinezët do të jenë në përparësi të dukshme para vendeve tjera sepse kjo me të madhe do të ndikojë në produktivitetin e vendit. Për dallim nga amerikanët e kujdesshëm të cilët në parim nuk mbështesin përzierjen e shkencës në proceset natyrore të ngjizjes, madje 95 për qind e prindërve kinez mbështesin idenë e tillë duke e arsyetuar me dëshirën natyrale të prindërve për pasardhës të shëndetshëm, të lumtur dhe inteligjent.
Nëse vërtetohen parashikimet e shkencëtarëve dhe kinezët arrijnë të rrisin IQ-në për çdo gjeneratë të ardhme për 15 pikë, nuk mundemi as të paramendojmë se ku do ta çojë njerëzimin praktika e tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën