LAJMI I FUNDIT:

KIESA filloi Programin për Zhvillimin e Ndërmarrjeve 2017

KIESA filloi Programin për Zhvillimin e Ndërmarrjeve 2017

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), filloi me Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve (CDP).

Ky program realizohet me mbështetje të projektit Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksportit (ICEP), i financuar nga BE dhe ka për qëllim fuqizimin e aftësive konkurruese dhe kapacitetit eksportues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Kosovës në katër sektorë të industrisë: përpunimi i drurit, përpunimi i metaleve, përpunimi i plastikës dhe gomës, prodhimi i mallrave të tekstilit, veshmbathjes dhe lëkurës.

Në sesionin e parë informues i cili u mbajt në Pejë, bizneset e këtij rajoni u informuan nga përfaqësuesit e KIESA-s dhe ICEP lidhur me procedurat e aplikimit dhe mundësive që ofron ky program.

Programi i CDP-së ofron këshilla praktike, aftësim dhe trajnim në menaxhim të cilësisë, marketing, promovim të eksportit, efikasitetin e prodhimit, logjistikë dhe kontroll. Ndihma këshilluese do t’i përshtatet nevojave zhvillimore të ndërmarrjeve përkatëse dhe ofrohet nga ekspertët ndërkombëtar të industrisë, së bashku me konsulentë vendorë.

Programi për zhvillimin e ndërmarrjeve (CPD) do të ketë sesione informuese në komunat e Kosovës ku përfaqësuesit e kompanive do të kenë mundësi të informohen më detajisht lidhur me këtë program. /Telegrafi/