LAJMI I FUNDIT:

Kidman nga të paktit në Hollywood që e mbështesin Trumpin

Kidman nga të paktit në Hollywood që e mbështesin Trumpin

Aktorja e famshme, Nicole Kidman, është ndër të paktit yje nga Hollywoodi që ka vendosur të dalë në mbrojtje të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë, fituesja e çmimit Oscar u bëri thirrje të gjithë amerikanëve ta mbështesin presidentin, përkundër sjelljeve të tij kundërthënëse.


Këta janë 41 të famshmit që janë shprehur kategorikisht kundër Donald Trumpit (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë 41 të famshmit që janë shprehur kategorikisht kundër Donald Trumpit (Foto)

“Ai tash është zgjedhur dhe ne si vend duhet ta mbështesim këdo që është presidenti, sepse në këtë gjë është i bazuar bendi. Sido që të jetë, kjo ka ndodhur, ai është aty dhe le të vazhdojmë”, kishte deklaruar aktorja për BBC.

Mirëpo, pas reagimeve të fansave në rrjetet sociale, 49-vjeçarja i ka sqaruar komentet e saj.

“U përpoqa të sqaroj se unë besoj në demokraci dhe në Kushtetutën amerikane dhe ishte kaq e thjeshte”, ka thënë ajo. /Telegrafi/