LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i demanton mediat ruse: Trupat gjermane mbesin plotësisht të përkushtuara ndaj KFOR-it

KFOR-i demanton mediat ruse: Trupat gjermane mbesin plotësisht të përkushtuara ndaj KFOR-it

KFOR-i ka hedhur poshtë shkrimin e medias ruse e afërt me Kremlinin, Sputnik,  ku thuhet se  pritet që Gjermania, deri në fund të vitit 2018, të tërheq të gjithë ushtarët e saj nga kontingjenti i KFOR-it në Kosovë.

“Që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuuesi i tretë më i madh në KFOR”, thuhet në deklaratën zëdhënësit të KFOR-it, transmeton Telegrafi.


A do të largohen nga Kosova ushtarët gjermanë?
Lexo po ashtu A do të largohen nga Kosova ushtarët gjermanë?

Më tej thuhet se “KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori