LAJMI I FUNDIT:

Ketri viziton çdo ditë në një lokal ku i japin akullore (Video)

Ketri viziton çdo ditë në një lokal ku i japin akullore (Video)

Scott dhe Pam Martin që kanë një lokal ushqimor në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, i japin ketrit Putter, nga një akullore të vogël.

Gjallesa që jeton në pemë, është bërë pothuajse maskotë e dyqanit dhe sa herë ka shumë vizitorë, ata e ftojnë për t’i dhënë ëmbëlsirën, transmeton Telegrafi.

“Mjafton t’ia thërrasim emrin dhe zbret menjëherë poshtë. I adhuron akulloret e vaniljes dhe kemi krijuar kone të vegjël vetëm për të”, ka thënë Martin lidhur me rastin.

Për shkak të kësaj kafshe, që është bërë miqësore me myshterinjtë, lokali po frekuentohet nga shumë njerëz që duan ta shohin. /Telegrafi/