LAJMI I FUNDIT:

Këto stërvitje i bëjnë top-modelet për vithe të përsosura (Video)

Këto stërvitje i bëjnë top-modelet për vithe të përsosura (Video)

Të gjithë e dimë se si duken bukuroshet të cilat promovojnë brendin “Victoria’s Secret”, ndër to është edhe Elsa Hosk.

Manekinia për fansat e vet ka xhiruar stërvitjet, në mënyrë që të tregojë se çfarë duhet të bëni nëse dëshironi të dukeni sikur ajo, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, Elsa, ka demonstruar pesë stërvitje të preferuara të cilat bëjnë formësimin e përsosur të vitheve.

Këto stërvitje nuk e kanë efektin vetëm tek vithet, por edhe tek pjesët e tjera të trupit, aq më parë të kërdhokullave dhe të muskujve të barkut.

Nëse dëshironi të dukeni sikur manekinia e famshme, shikoni videon në vijim:

Suedezja sfilon për emrat më të mëdhenj të modës, por pak persona e dinë se përpara se të bëhej “mbretëresha” e sfilatave, Hosk ka qenë një basketbolliste e famshme në Suedi.

Në moshën 20-vjeçare, bukuroshes iu desh që të merrte një vendim të rëndësishëm, pasi duhej që të zgjidhte mes modës dhe sportit.

Sigurisht, sfilatat garantojnë më shumë të ardhura dhe famë, kjo është edhe arsyeja pse Hosk u largua nga sporti i basketbollit. /Telegrafi/