LAJMI I FUNDIT:

Këto janë simptomat kryesore të shtatzënisë

Këto janë simptomat kryesore të shtatzënisë

Vonesa e menstruacioneve është një ndër shenjat më të sigurta që tregojnë se një femër mund të jetë shtatzënë.

Mirëpo, nëse e keni një apo disa nga këto simptoma, atëherë mundësitë janë që të jeni shtatzënë, transmeton Telegrafi.


Mungesa e menstruacioneve

Kjo është ndër shenjat kryesore që tregojnë se jeni shtatzënë. Por, edhe nëse vijnë mund të jenë më ndryshe, si p.sh., nuk ka shumë gjakderdhje por thjeshtë disa pika apo diçka e tillë.

Ndryshimet e gjoksit

Rritja e dukshme e gjokseve është shenjë e rëndësishme e shtatzënisë për shumë femra.

Kjo ndodh pasi që gjokset tuaja përgatiten të bëjnë qumësht për foshnjën qysh në javët e para të shtatzënisë.

Marramendje

Nëse keni marramendje, zakonisht më shumë në mëngjes posa të zgjoheni, atëherë bëjeni një test të shtatzënisë, pasi që kjo është një shenjë tjetër që tregon se mund të jeni shtatzënë.

Ënjtja e duarve dhe këmbëve

Veçanërisht kur moti është i nxehtë, shumë gra shtatzënë e zbulojnë se duart dhe këmbët e tyre fryhen. Këpucët dhe unazat mund të mos i vëni më. /Telegrafi/