LAJMI I FUNDIT:

Këto janë prezantimet më inspiruese të cilat çdo grua duhet t’i shikojë

Këto janë prezantimet më inspiruese të cilat çdo grua duhet t’i shikojë

Konferencat e njohura TED kanë filluar të mbahen në SHBA qysh nga viti 1984. Historikisht, kjo ngjarje është një asamble e ekspertëve më të njohur të botës nga fusha të ndryshme, të cilët dhurojnë fjalimet e tyre jetike rreth ideve më të mira në teknologji, lidhje njerëzore, vet-edukim dhe shumë më shumë.

Sot do t’i ndajmë me ju disa nga performancat më të mira në TED të cilat janë dhuruar nga gratë. Padyshim që këto prezantime do t’ju ndihmojnë ta kuptoni veten dhe botën në të cilën jetoni më mirë, transmeton Telegrafi.

Përse të keni pamje të bukur fizike nuk është gjithçka

Top modelja amerikane, Cameron Russell, e cila ka shkelur pistat për Victoria Secret dhe Chanel, shpjegon se përse njerëzit nuk duhet ta kenë prioritet pamjen fizike. Ajo thotë se fotografitë e përsosura të cilat i shohim në revista të ndryshme, mund të jenë mashtruese dhe e pranon se sinqeriteti merr shumë kurajë.

Si të bëheni e suksesshme në botën e meshkujve?

Biznesmenja arabe, Leila Hoteit, ndanë sekretet e saja për ndërtimin e një karriere të suksesshme. Ajo e pranon se ndër gjërat më të vështira që i ka përjetuar në jetë ka qenë kur i ka shpjeguar vajzës se përse bota arabe udhëhiqet nga meshkujt. Leila i ndanë tri këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të lulëzoni në botën moderne.

Ajo këmbëngulë se çdo grua duhet të mësohet të jetë e guximshme dhe e aftë për ta kombinuar punën me rolet në familje, e gjithashtu t’i ndihmojë grave tjera.

30’shi nuk është 20’shi i ri…

Psikologia klinike, Meg Jay, shpjegon se përse vitet tuaja të 20’ta janë dekada më e rëndësishme e jetës. Ajo e quan këtë periudhë kruciale dhe i dhuron tri këshilla se si femrat e kësaj dekade duhet ta bonifikojnë moshën madhore në dekadën definuese të jetës së tyre.

Meg është e sigurt se vendosja e kërkesave të mëdha për veten në këtë kohë e vendos të ardhmen tuaj. Ajo sugjeron që të rinjtë t’i përdorin kravatat, të krijojnë kapital identifikues dhe ta krijojnë familjen.

Bukuria e çdo personi të botës

Fotografja braziliane, Angelica Dass, flet për projektin e saj madhor. Ajo ka kapur portretet e më shumë se 2,500 njerëzve nga e gjithë bota për të treguar bukurinë dhe diversitetin e ngjyrave të lëkurës nga çokollata e zezë e deri në porcelanin e bardhë, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu flet edhe për diskriminimin dhe mungesën e tolerancës.

Përse duhet t’i mësojmë vajzat të jenë guximtare?

Problemi është se nuk i mësojmë vajzat të ndërmarrin hapa të rrezikshëm. Nuk i lejojmë t’i bëjnë gabimet e tyre dhe nuk u japim liri t’i zgjedhin vet rrugët në jetën e tyre, thotë Reshma Sauyani, themeluese dhe drejtoreshë e shkollës së programimit për gratë e reja. Reshma thotë se rritja e vajzave me mendimin për t’u bërë të përsosura, është mendim i rrezikshëm.

Ajo gjithashtu e mbështetë idenë e edukimit të barabartë për dy gjinitë.

Përse duhet të kërkoni ndihmë?

Muzikantja Amanda Palmer thotë se ka një dallim të madh rreth t’i kërkuarit dikujt të bëjë diçka për ju dhe asaj për t’i detyruar ata ta bëjnë atë gjë. Në këtë prezantim, ajo flet për përvojën e saj rreth ndërtimit të karrierës së muzikës – karrierë e cila u bë e suksesshme sepse kjo asnjëherë nuk u ndje keq të kërkoi ndihmë.

Çfarë do të thotë në të vërtetë ta dashuroni dikë?

Shkrimtarja Mandy Len Catron ka thënë për New York Times se ajo kishte rënë në dashuri me një të panjohur vetëm pasi që ia kishte bërë 36 pyetje personale. Qysh nga atëherë, ajo e ka bërë të njëjtën pyetje: “A jeni ende së bashku?”

Shkrimtarja flet për natyrën e dashurisë dhe shpjegon për dallimin mes të rënit në dashuri dhe të qëndruarit në dashuri. /Telegrafi/