LAJMI I FUNDIT:

Këto janë kushtet që duhet t’i plotësoni për ta marrë një pasaportë të huaj

Këto janë kushtet që duhet t’i plotësoni për ta marrë një pasaportë të huaj

Në disa vende të botës, mund ta merrni menjëherë pasaportën, mjafton të paguani taksat që nevojiten. Në vazhdim do të njiheni me pesë vendet më të lehta për t’u konsideruar banor i atij vendi:

Brazili: Ky vend ofron hapësirë për të gjithë ata që duan të jenë qytetarë të tij. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, adoptimi i një fëmije nga Brazili ju bën automatik brazilian. Përndryshe, duhet të jetë qëndrimi së paku 15 vite në mënyrë që ta merrni pasaportën.

Irlanda: Mënyra më e thjeshtë për ta marrë pasaportën e Irlandës është që të qëndroni atje për plot pesë vjet. Me përjashtim, qeveria mund të ju lirojë nga ky rregull, nëse keni ndonjë gjysh irlandez. Mirëpo në disa raste, ju duhet të qëndroni edhe më shumë vite për t’u konsideruar banor irlandez.

Ishujt Kits dhe Nevis në Karaibe: Për të vërtetuar se ia vleni të jeni banor i këtij vendi, duhet të paguani 400 mijë dollarë amerikan për zhvillim të shtetit dhe të paguani një tarifë prej 200 mijë dollarëve veças. Nëse keni dollarët në kesh, atëherë, urime, do të shndërroheni menjëherë në banor të këtij shteti.

Republika Domenikane: Kjo republikë ofron një program të veçantë për “investitorët”. Që të jeni banor i këtij vendi, duhet t’i paguani qeverisë 100 mijë dollarë për investime. Gjithashtu, të konsideroheni i tillë, duhet të paguani 175 mijë dollarë, por nëse keni fëmijë të vegjël, është e mjaftueshme për ju të paguani 200 mijë dollarë komplet, transmeton mapo.

Itali: Njëjtë sikurse në Irlandë, Italia ju konsideron automatikisht banor të atij shteti, nëse keni gjyshërit italianë. Por nëse keni një stërgjysh italian, atëherë duhet të jetoni në Itali për tre vjet që të merrni nënshtetësinë. Ndërkaq, nëse nuk e keni asnjërën prej tyre, atëherë ju duhet të jetoni dhjetë vjet në këtë shtet. Por, nëse punoni për qeverinë italine për pesë vite, qoftë edhe nëse punoni në një vend tjetër, ju mund të fitoni nënshtetësinë pa asnjë kërkesë.

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Fun
Kalo në kategori