LAJMI I FUNDIT:

Këto janë klubet që iu ndodhi e njëjta tragjedi si e Chapecoenses (Foto)

Këto janë klubet që iu ndodhi e njëjta tragjedi si e Chapecoenses (Foto)

Sot në mëngjes bota e mori një lajm të hidhur ku një aeroplan u rrëzua dhe humbën jetën 76 persona.

Në aeroplan ishte klubi i futbollit brazilian Chapecoense që u rrëzuan në Kolumbi, dhe në bord kishte futbollistë, gazetarë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.


U mësua se vetëm pesë pasagjerë kanë shpëtuar përfshirë dy lojtarë.

Sportsmail ka zgjedhur tragjeditë që u kanë ndodhur skuadrave të futbollit që kanë humbur jetën në aksidentet ajrore, shkruan Telegrafi.

Torino 1949

Torino është klubi i parë që u përballë me një gjë të tillë.

Me 4 maj të vitit 1949 një aksident i tmerrshëm ajror i ndodhi klubit të Torinos. Ata ishin në një ndeshje në Lisbonë dhe duke u kthyer u rrëzuan. Vdiqën 31 persona duke përfshirë dy trajnerë dhe 18 lojtarë.

TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES
Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES

Klubi nuk i arriti asnjëherë sukseset që i kishte arritur atëherë, ndërsa ajo skuadër quhej “Il Grande Torino”.

aksidentet-2
Aeroplani i Torinos

Në funeralin e tyre kishin marrë pjesë 500,000 njerëz.

Sot presidenti i Torinos i jepi përkrahje klubit brazilian Chapecoenses duke u thënë se jemi vëllezër të fatkeqësisë.

Manchester United – 1958

Klubi i madh i Manchester United kishte pasur një aksident të tillë në vitin 1958 që njihet si tragjedia e Munichut. Aty vdiqën 23 persona.

aksidentet-3
Aeroplani i Manchester United

Skuadra e Manchester United që ishte emëruar si ‘Busby Babes’, ishte duke u kthyer nga Beogradi.  Yje të mëdha si Duncan Edwards, Tommy Taylor dhe Roger Byrne, vdiqën në këtë aksident.

Ai që shpëtoi ishte Sir Bobby Charlton.

Pakhtakor Tashkent – 1979  

17 lojtarë dhe trajneri i Pakhtakor Tashkent vdiqën në një aksident ku kishin humbur jetën 178 persona.

Ata ishin duke u kthyer nga ndeshja me Dinamo Minsk, ku u rrëzuan në Ukrainë.

Pakhtakor ka qenë e vetmja skuadër e Uzbekistanit që ka luajtur në elitën e futbollit Sovjetik.

Alianza Lima  – 1987  

16 lojtarë të gjigantit peruan  Alianza Lima, së bashku me stafin e klubit ndërruan jetë në një aksident ajror ku vdiqën 43 të tjerë.

Alianza Lima një ndër klubet më të mëdha dhe më të vjetër në Peru ishte në top kur i ndodhi tragjedia.

aksidentet-4
Alianz Lima

Alian Lima e kishte mbyllur kampionatin me junior dhe disa lojtar që i kishte marrë nga klubi kilian Colo Colo.

Kombëtarja e Zambisë 1993

Vdiqën 30 persona që ishin në bord të aeroplanit Zambian Air Force.

Aty ishin 18 lojtarë dhe ishin duke u shkuar në Senegal, ndërsa aksidenti ndodhi në Gabon.

aksidentet-5
Në kujtim të viktimave të Zamibisë

Kapiteni Kalusha Bwalya dhe presidenti i federatës nuk ishin në bord pasi kishin udhëtuar ndaras.

Në viti 2012, Zambia e fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë vetëm disa kilometra nga ku kishte ndodhur aksidenti.

Chapecoense 2016

76 persona përfshirë lojtarët, stafi dhe gazetarët që ishin duke udhëtuar me klubin e Chapecoense humbën jetën në Kolumbi.

Ata ishin drejtuar drejt Medellin International Airport për tu takuar me Atletico Nacionalin.

Klubi brazilian që sot humbi jetën
Klubi brazilian që sot humbi jetën

Mbrojtësi Alan Ruschel dhe portieri Jackson Follmann i shpëtuan aksidentit. Edhe portieri Danilo i shpëtonim aksidentit por vdiq në spital nga sulmi në zemër.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori