LAJMI I FUNDIT:

Këto janë dy femrat e vitit në futboll (Foto)

Këto janë dy femrat e vitit në futboll (Foto)

Ka përfunduar ceremonia e ndarjes së çmimeve në Zurich të Zvicrës.

Në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit, FIFA ka zgjedhur edhe futbollisten dhe trajneren e vitit.


Çmimi i trajneres për vitin 2016 të ndarë nga FIFA shkoi për trajneren gjermane, Silvia Neid, përcjell Telegrafi.

Trajnerja gjermane u zgjodh si më e mira për vitin 2016

Ndërsa, çmimin e futbollistes më të mirë për vitin 2016 e mori amerikania, Carli Lloyd.

Lloyd, futbollistja e vitit 2016 nga FIFA

Pas marrjes së çmimeve të dy femrat u panë të lumtura, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe motivin. /Telegrafi/