LAJMI I FUNDIT:

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
????????????????????????????????????

Nga mesnata në Maqedoni do të kemi çmime të reja të derivateve të naftës. Pritet ulje e çmimeve për të gjitha llojet e derivateve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Benzina do të ketë ulje prej 2 denarë/litër, kurse dizeli do të ketë ulje prej 1.5 denarë. Kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Eurosuper 95-BS do të kushtojë 60.5 denarë/litër, Eurosuper 98-BS do të kushtojë 62.5 denarë/litër, kurse Eurodiesel do të kushtojë 46.5 denarë/litër.

Vaji extra i lehtë do të kushtojë 35 denarë/litër./Telegrafi