LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohet benzina në Maqedoni

Shtrenjtohet benzina në Maqedoni

Çmimi i Eurosuper 95 dhe Eurodizelit mbeten me çmimin e njëjtë, ndërsa Eurosuper 98 do të rritet për gjysmë denarë, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në përputhje me vendimin e ri, çmimi i Eurosuper BS-95 do të shitet për 62 denarë, ndërsa dizeli 48 denarë për litër. Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98 do të shitet 64 denarë për litër.


Ekstra vaji i lehtë për amvisëri do të zvogëlohet për 0.50 denarë për litë, ndërsa mazuti M-1 NS do të zvogëlohet për 0.204 den/kg dhe do të blihet me çmim prej 23.993 den/kg. /Telegrafi/