LAJMI I FUNDIT:

Këto janë biletat 300 dhe 500-dollarëshe për pjesëmarrje në inaugurimin e Trumpit (Foto)

Këto janë biletat 300 dhe 500-dollarëshe për pjesëmarrje në inaugurimin e Trumpit (Foto)

Ftesat për pjesëmarrje në inaugurimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deri më tani janë shitur nëpër shumë qytete të Amerikës. Mundësinë për t’i blerë ato e ka pasur çdokush që ka 300 ose 500 dollarë. Madje, në shumë vende, ato janë shitur edhe nëpër kiosqe skaj rrugëve.

Në ftesën e siguruar nga Ekonomia Online, shihet formati i kërkesës dhe mënyra e pagesës për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit, që do të organizohen në kuadër të inaugurimit të presidentit të ri amerikan.


Të gjithë qytetarët, pa dallim nacionaliteti, race apo feje kanë pasur mundësi të blejnë ftesa të tilla për pjesëmarrje. Por, meqë kërkesa ka qenë e madhe, ftesat e tilla janë shitur shumë shpejt.

Siç shihet edhe në ueb-faqen www.presidentialinauguralprayerbreakfast.org, të gjitha biletat tashmë janë shitur.

Në praktikë, në inaugurimin e presidentëve amerikanë nuk dërgohen ftesa për homologë dhe personalitete të ndryshme botërore. Ky eveniment është më shumë një ngjarje nacionale. Por, duke parë interesimin e madh të pjesëmarrjes, janë krijuar shumë mundësi për të blerë apo shitur ulëse, duke u bërë kështu edhe të tjerët pjesë e inaugurimit të presidentëve amerikanë.

Deri tani, nga Kosova pjesëmarrjen në ceremoni, pas inaugurimit të presidentit Trump, e ka konfirmuar vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe më tutje mbetet i ndaluar nga autoritet franceze.

Në Kosovë janë krijuar polemika lidhur me mënyrën e pjesëmarrjes së Haradinajt. Partia e tij ka insistuar se Haradinaj ka ftesë. Ndërkohë, zyrtarë nga pushteti kanë thënë se kjo ftesë nuk është aq “e rëndësishme” pasi bëhet nga kompani të lobingut.

Pas inaugurimit të presidentit të ri, në Washington organizohen mbi 120 ceremoni të ndryshme nga kompanitë private për ta festuar marrjen e mandatit nga presidenti i ri.

Burimet e Ekonomia Online pohojnë se e vetmja që ka ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump është ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku. / Ekonomia Online/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori