LAJMI I FUNDIT:

Këto ishin fjalët e fundit që i tha ndihmës-pilotja para rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi (Foto/Video)

Këto ishin fjalët e fundit që i tha ndihmës-pilotja para rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi (Foto/Video)

Mes pesë personave kolumbian që humbën jetën në aksidentin tragjik ajror në Medellin të Kolumbisë, ishte edhe Sisy Aroas, një vajzë 29- vjeçare e cila ishte edhe modele, por që prej disa kohësh ishte ndihmës-pilote e kompanisë “LaMia”.

Më shumë se pasarelën ajo kishte pasion avionët. Udhëtimi për në Medellin ishte i pari që Sisy bënte për kompaninë “LaMia” dhe ishte pjesë e praktikës që duhet të bëjë një pilot civil, për shkak se dy vite më parë ajo kishte kryer studimet në SHBA, ku dhe jetonte.


“Ishte kthyer në Bolivi për të arritur një mijë orë fluturimi, në mënyrë që të hynte në kompaninë e madhe ajrore”, shkruajnë mediat vendase, raporton noa.al.

Sisy lë pas dy fëmijë, Matias 10 vjeç dhe Mariana 7. Ajo ishte edhe vajza e vogël e gazetarit të njohur Jorge Arias.

Ishte pikërisht gazetari ai që dha lajmin për vdekjen e së bijës nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Sisy e kishte refuzuar sigurinë ekonomike që ofronte puna e të atit dhe dëshironte të fluturonte.

Pak momente para se të nisej për fluturim ajo kishte dhënë një intervistë.

“Ndjesia e të qenit aty lartë është e pabesueshme, edhe pse ndonjëherë mendon se motorët mund të kenë defekt”, tha ajo.

Ndërkohë në postimin e bërë në Facebook, i ati shkroi “Zoti të priftë në parajsë vogëlushja ime, do të dua gjithmonë. Vetëm se u nxitove pak, kjo nuk është një lamtumirë”.

Avioni, një ‘British Aerospace 146’, u rrëzua natën duke gdhirë e marta në një zonë malore në Medellin, në lokalitetin Cerro Gordo.

Mjeti fluturues ishte nisur nga aeroportin ndërkombëtar San Paolo në Brazil dhe kishte bërë një ndalesë në Bolivi.

Skuadra braziliane e futbollit Chapecoense e cila ndodhej në avion, do të luante të mërkurën në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut kundër Atletico Nacional të Medellin.

Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin 72 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Në avion ndodheshin edhe gazetarë që ndiqnin skuadrën./noa.al/

medline1

medline2

medline3

medline5

medlin4

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori