LAJMI I FUNDIT:

Këto gjëra nuk i keni ditur rreth masturbimit te femrat

Këto gjëra nuk i keni ditur rreth masturbimit te femrat

Edhe vajzat e mira masturbojnë…

Fillimisht, femrat nuk janë të ndara në vajza të mira dhe të këqija, mirëpo ato që nga pjesa dërrmuese e shoqërisë që cilësohen si “më të mira”, edhe ato masturbojnë…


Po pra, njëjtë sikur meshkujt të gjitha femrat masturbojnë, transmeton Telegrafi.

 Ndjehen më të lumtura

Shkenca thotë se masturbimi e rrit qarkullimin e gjakut në trup dhe liron kimikale të trurit që ju bëjnë të ndjeheni mirë, edhe nëse nuk përjetoni hiç orgazëm.

Zvogëlon përqindjen e shtatzënisë së adoleshentëve

Askush nuk flet për masturbimin si pjesë e seksit, mirëpo nëse femrat e reja do ta kuptonin se masturbimi sjell ndjenja të njëjta si seksit, atëherë do të kalonin më shumë kohë me veten dhe nuk do të bënin gabime për të cilat pendohen më vonë.

Zvogëlon stresin

Masturbimi te femrat i heq të gjitha brengat dhe është më i lirë se një masazh apo pedikyr.

Masturbimi i lehtëson problemet seksuale pas menopauzës

Pas menopauzës vagjina mund të ngushtohet, duke e bërë seksin më të dhimbshëm.

Mirëpo, masturbimi mund ta parandaloj këtë, e gjithashtu të përmirësoj qarkullimin e gjakut, të ndreq problemet e lagështisë brenda vagjinës dhe të rrit dëshirën seksuale.

Përfitimet tjera të masturbimit

Masturbimi ju ndihmon të flini më mirë, të hiqni qafe dhimbjet e kokës, të përmirësoni sistemin e imunitetit, të parandaloni diabetin, ndihmon të vlerësoni më shumë trupin dhe ju sjell vetëbesim seksual. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori