LAJMI I FUNDIT:

Këto gjëra i fsheh nga ju personeli i hotelit (Video)

Këto gjëra i fsheh nga ju personeli i hotelit (Video)

Nga shkaku përse kolltukët janë pjesa më e ndotur e dhomës deri te afati i skadimit të prodhimeve në mini-bar.

Vera sapo nuk ka arritur, ndërkaq ju jeni duke planifikuar t’i kaloni pushimet vjetore në ndonjërin prej hoteleve në bregdet. Mbase mendoni edhe të rezervoni ndonjë apartament, mirëpo, megjithatë, këto pesë fshehtësi, të cilat i kanë zbuluar punësuarit në hotele, do të mund t’ju shkaktojnë befasi të pakëndshme, transmeton Telegrafi.


Karriget dhe kolltukët

Të gjithë e keni ndonjë ide për dhomat. Në to i gjeni krevatin, dollapin, televizorin e vogël, mirëpo me siguri edhe karriget dhe kolltukët. Pikërisht në këto objekte fshihen disa sekrete të tmerrshme.

Në të vërtetë, siç transmeton kanali The Richest, karriget dhe kolltukët e hoteleve pastrohen shumë rrallë. Më së shpeshti, nëse nuk kanë ndonjë njollë të dukshme, kolltukët as që do t’i prekin gjatë pastrimit të rregullt të dhomës.

Rrobat në dollap

Keni arritur në hotel dhe gjëja e parë që do të bëni është që të nxirrni rrogat nga valixhja. Tekefundit, nuk dëshironi që fanella juaj më e preferuar të zhubroset. A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me rrobat tuaja kur ju nuk jeni në dhomë? E pra, disa pastruese kanë treguar se ndonjëherë i provojmë rrobat e mysafirëve që të shohin se a u rri mirë në trup ndonjë fustan i veçantë.

Gjumi në dhomë

Puna e pastrueses është e mundimshme, madje rreth kësaj as që kemi dilema të mëdha. Orari duhet patjetër të plotësohet, ndërkaq ndodh që dhomat shumë të papastra t’u marrin shumë kohë. E po mu për këtë shkak herë pas here pastrueset vendosin që të bëjnë një sy gjumë në dhomat e mysafirëve kur ata shkojnë për të drekuar.

Mini-bari

Në disa hotele mysafirët kanë në dhomë edhe mini-barin. Kënaqjen me pijet shumë të shtrenjta dhe me ushqimet kërcëlluese do të mund t’jua prishë fakti, sepse të rrallë janë ata mysafirë që verifikojnë afatin e skadimit të atyre artikujve. Prandaj, mos u çuditni që herën tjetër kur merrni çokollatën nga mini-bari dhe ta kuptoni që afati i ka kaluar.

Të pasur dhe të adhuruar

Në shikim të parë mundt’ju duket që jeni mysafiri më i adhuruar se të gjithë të tjerët të cilët ndonjëherë janë vendosur në hotel, mirëpo të gjithëve u është e qartë që nuk është edhe bash ashtu.

Të pasurit dhe mysafirët e rregullt gjithmonë do të kenë disa përparësi të cilat nuk do t’i kenë të tjerët. Më së shpeshti fjala është për gjërat e imta siç janë rezervimi i dhomës së tyre të adhuruar, ose ndonjëherë mund të jenë edhe racione pa pagesë në restorantin e hotelit apo bileta për ndonjë ngjarje për të cilën vështirë do të mund t’i rezervonit ju.

Sekretet e tjera shikoni në këtë video:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori