LAJMI I FUNDIT:

Këto gjashtë gjëra ju bëjnë të largoni depresionin

Këto gjashtë gjëra ju bëjnë të largoni depresionin

Është një dallim mes një ditë të keqe dhe një jetë të keqe.

Nëse vuani nga depresioni, do të kuptoni mirë këtë. Por, duhet të jeni ju që e kontrolloni jetën tuaj, e jo e kundërta.


Kjo nuk do të thotë se është lehtë, por gjithmonë ka pak dritë në fund të tuneli – andaj kujtojani vetës se duhet të ngriheni dhe të vazhdoni të ecni, në mënyrë që të shihni atë.

Këtu janë gjashtë mënyra, që i kanë ndihmuar njerëzit të dalin nga mjegulla e depresionit – mbase mund të ju ndihmojnë edhe juve, transmeton Telegrafi.

1. Dëgjoni muzikë

Krijoni një listë me këngët e juaja të preferuara – ju kujtohen ato këngë që ju disponojnë dhe ju bëjnë të lumtur?

Zgjidhni këngë me të cilat mund të vallëzoni dhe filloni menjëherë me lëvizjet që ju drejton ritmi. Mos u brengosni, bëhuni si ai fëmija i gëzuar dhe vallëzoni në shtëpi, sikur askush nuk ju sheh.
Sapo të ju afrohen “retë e zeza” filloni muzikën dhe mos bini në sundimin e negativitetit.

2. Lëshoni radion

Kur është hera e fundit që e keni lëshuar radion?
Çfarë do lloj radioje, ju bën punë që të largoheni nga rutina e mendimit.

Dëgjoni biseda në emisione të ndryshme, pasi do të ju ndihmojnë të largoheni nga përditshmëria dhe mendimet që nuk ju largohen nga koka.

3. Shfrytëzoni telefonin

Telefononi dikë, që me siguri do të ju bëjë të qeshni. Nuk keni nevojë t’i tregoni se nëpër çfarë faze po kaloni, thirreni vetëm për bisedë.

Mos kurseni fjalët e mira, pasi në të njëjtën mënyrë do të ju kthehet. Por, mos harro, telefono dikë që është me siguri pozitiv.

4. Ngrihuni

Është lehtë të qëndroni të shtrirë në shtrat.
Është vështirë të ngriheni.
Por, duhet të bëni përpjekje, andaj ngrihuni dhe bëni një dush.
Vishuni mirë. Rregulloni flokët dhe grimin.
Mendja juaj është shumë e fuqishme.

Nëse visheni dhe grimojeni sikur ndiheni mirë, qëllojani? Ju edhe do të ndiheni mirë.
Në fakt, ju jeni arma që e mbytni vetën, prandaj shfrytëzojeni për të mirë.

5. Dilni jashtë

Shkoni deri te marketi më i afërt apo bëni një gjiro në park.
Zgjatja e këmbëve jo vetëm se e liron sorotoninën – lëndë trupore që e djegë yndyrën dhe disponon – por, edhe ju japë mundësi të ndryshoni ambient.

Dalja jashtë, ju ndihmon të takoni njerëz të rinj dhe të dilni pak nga vetja.

6. Hani diçka

Mund të tingëlloi e pa vend, por është e vërtetë.
Kur nuk doni të dilni, as nuk laheni, rregulloheni, visheni apo nuk hani.

Ushqimi bën mirë në ngritjen e disponimit, prandaj servojani vetës një pjatë që së paku duket bukur.
Mjaftojnë gjërat që i keni në shtëpi.
Pritni ato hollë dhe vendosini në pjatë me delikatesë.
Kur të filloni ngrënien, do të ndiheni më të respektuar.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori