LAJMI I FUNDIT:

Këto fshatra të Mitrovicës sot nuk do të kenë rrymë

Këto fshatra të Mitrovicës sot nuk do të kenë rrymë

KEDS-ka njoftuar se sot do të ketë shkyçje emergjente të: TS 35/10 kV Shupkovci I – komplet (Kodi 71074001) prej orës 11:00 deri në orën 13:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reka, Tuneli i Parë, Kutllofci, Mazhiqi, Rashani, Tërstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaçica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci, Shupkovci, Kçiqi i Vogël dhe Kçiqi i Madh, qendra e qytetit pjesa nga stacioni hekurudhor dhe lagjja Sitnica, ETC, Emona City, Fabrika e pjimeve, Çarli, Parku i Biznesit, Terminali, Furra dhe Zyra administrative e veriut.

Arsyeja e ndërprerjes: Evitimi i prishjes në kthinën 35kV. /Telegrafi/