LAJMI I FUNDIT:

Këto fjalë nuk duhet t’i thoni asnjëherë në një intervistë pune

Këto fjalë nuk duhet t’i thoni asnjëherë në një intervistë pune

Në një postim në LinkedIn, ndërmarrësi i suksesshëm James Caan tregon për gjërat të cilat nuk duhet t’i thoni apo bëni në një intervistë

Ai sugjeron fuqishëm që të mos bëni pyetje rreth pushimeve apo pagës. Gjithashtu, ai thotë se asnjëherë nuk duhet t’i përbuzni punëdhënësit e kaluar apo të tanishëm, transmeton Telegrafi.


Veç këtyre, më e rëndësishmja nga to, sipas tij, është të shmangni frazën “Nuk e di.”

Pse? Sepse kjo i tregon intervistuesit se nuk jeni të përgatitur dhe nuk mund të mendoni shpejt.

Intervistuesit gjithmonë kërkojnë pyetje sfiduese për kandidatët dhe mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve të vështira është duke i kryer detyrat e shtëpisë.

Nëse keni bërë hulumtime të mjaftueshme rreth vendit të punës, ju veçse do të jeni të përgatitur për çdo pyetje që ata do t’ua parashtrojnë.

Prandaj, pavarësisht se çfarë ndodh gjatë një interviste, gjithmonë demonstroni aftësinë tuaja të mendimit dhe karakterit, si dhe aftësitë komunikuese dhe vlerat që i posedoni, por asnjëherë mos u dorëzoni pranë tyre. /Telegrafi/