LAJMI I FUNDIT:

Këtë unazë e ëndërron secili çift! Ju mundëson t’i dëgjoni të rrahurat e zemrës së partnerit kudo në botë (Video)

Këtë unazë e ëndërron secili çift! Ju mundëson t’i dëgjoni të rrahurat e zemrës së partnerit kudo në botë (Video)

Përderisa avancimi i teknologjisë i ka thjeshtësuar tej mase mënyra e komunikimit me njëri-tjetrin nga e gjithë bota, nuk ka ende diçka që mund të krahasohet me të qëndruarit ulur afër personit që e dashuroni.

E krijuar nga kompania “TheTouch”, unazat ‘HB’ ju mundësojnë t’i dëgjoni të rrahurat e zemrës së partnerit në kohë reale, pavarësisht se në cilin shtet të botës gjendeni – gjë e cila me të vërtet se do t’ju relaksonte sepse në çdo çast do ta ndjenit praninë e partnerit, transmeton Telegrafi.


Kjo unazë mund të jetë idealja për çiftet në distanca të largëta, të cilët nuk kanë mundësi të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit çdo ditë.

Unazat janë ndërtuar me kujdes të veçantë, si dhe me materialet më kualitative të mundshme – që do të thotë se nuk mund t’i grithni.

Pasi t’i vëni, ato mund t’i sinkronizoni përmes aplikacionit në celularë të mençur dhe me një prekje të thjeshtë të unazës do të mund t’i dëgjoni të rrahurat e zemrës së partnerit.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/