LAJMI I FUNDIT:

Këtë mesazh e dha Kurti pas takimit me zyrtarë të partive shqiptare në Maqedoni

Këtë mesazh e dha Kurti pas takimit me zyrtarë të partive shqiptare në Maqedoni

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë për gazetën Koha se takimi i sotëm me përfaqësues të partive politike shqiptare ka qenë joformal dhe i kërkuar pikërisht nga ai dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“U takuam sot me të gjithë përfaqësues të partive politike për të mësuar se çfarë po ndodhë dhe cili është pozicioni i partive shqiptare lidhur me kryetarin e Parlamentit dhe formimin e Qeverisë në Maqedoni”, ka thënë Kurti, pas takimit me kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela.


Në ndërkohë, Konjufca ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe emërimin e kryetarit shqiptar të Parlamentit të Maqedonisë.

“Ky takim ishte me kërkesë tonën që të mësojmë drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e partive shqiptare se çfarë po ndodhë me situatën politike në Maqedoni. Informacionet janë se zgjidhja do të ishte formimi i shpejtë i kryetarit të Parlamentit e më pas, të formohet Qeveria e re, gjegjësisht të respektohet vullneti i shumicës së krijuar parlamentare me mbështetjen e partive shqiptare. Këtë e kërkuam dhe ne”, është shprehur për Koha, Konjufca.

Ndryshe, dy krerët e lartë të Vetëvendosjes realizuan takim me nënkryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi dhe Afrim Gashi, me Ziadin Selën e LR-PDSH-së, dhe Talat Xhaferin e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori