0Shares

Kjo frizurë është ideale për ato situata kur nuk keni mjaft kohë të lirë, ndërsa megjithatë dëshironi të jeni në trend!

Në të vërtetë, gërsheti i ulët në formë bishti të kalit ka dalë në pah si frizurë hit e cila përfundimisht do të jetë mbresëlënëse në vitin 2017, transmeton Telegrafi.

Kjo frizurë është njësoj edhe gracioze, fisnike, elegante dhe shumë relaksuese, varësisht nga kombinimet e veshjeve.

Bishti bash në fund të kokës është bërë hit i vërtetë, ndërsa në të është e nevojshme të angazhomi përpjekje minimale, kurse rezultati mund të jetë shumë glamuroz.

Ju e dini që para se t’i përveshim mëngët e t’i hyjmë një pune, sigurohemi më parë që t’i kapim flokët. Ky është modeli i flokëve simbol për prakticitetin… por jo aq për bukurinë.

/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)