LAJMI I FUNDIT:

Këta janë kandidatët që për herë të parë po bëhen deputetë

Këta janë kandidatët që për herë të parë po bëhen deputetë

Kosova është në pritje të konstituimit të legjislaturës së gjashtë të saj pas çlirimit.

Në zgjedhjet e 11 qershorit shumë kandidatë për deputetë kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë për herë të parë.


Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma ulësen e deputetit e ka siguruar Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut.

Gjithashtu, Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti ka marrë votat të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Në mesin e deputetëve të rinj të kësaj legjislature do të jetë edhe Evgjeni Thaçi-Dragusha, mbesa e presidentit të vendit, Hashim Thaçit, shkruan lajmi.net

Vota të nevojshme për të siguruar ulësen në Kuvend ka marr edhe gazetari Milaim Zeka.

Për herë të parë në ulësen e deputetit do të ulet edhe Shkumbin Demaliaj i AAK-së.

Edhe Grupi Parlamentar i LDK-së do të ketë figura që për herë të parë kanë arritur të bëhen deputetë.

Në mesin e tyre janë: Driton Selmanaj që deri vonë ka qenë pjesë e organizatave joqeveritare, Lumir Abdixhiku që ka drejtuar “Riinvestin”, këngëtari, Labinot Tahiri etj.

Kurse nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes ulësen e deputetit për herë të parë e ka siguruar sekretari i këtij subjekti, Dardan Molliqaj dhe aktori, Adem Mikollovci.

Sigurisht se këta nuk janë të vetmit kandidatë që për herë të parë e kanë siguruar postin e  deputetit.

Në dy javët në vijim pritet të dalin rezultatet zyrtare, kur edhe do të kuptohem emrat e të gjithë deputetëve të legjislaturës së gjashtë të Kosovës.

Foto: Arkiv