LAJMI I FUNDIT:

Këta janë kandidatët për deputetë të LDK-AKR-së dhe Alternativës (Dokument)

Këta janë kandidatët për deputetë të LDK-AKR-së dhe Alternativës (Dokument)
-->

Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi sot listën e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme për Kuvendin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se lista e kandidatëve sjell së bashku profesionistë të dëshmuar me përvojë, duke e bërë qeverinë tonë të punojë për të mirën e vendit dhe krijimin e vendeve të punës për të gjithë njerëzit në Kosovë – jo vetëm për vendet e punës për politikanët, kanë thënë udhëheqësit e LDK-së.

“Këto janë kohë serioze në vendin tonë dhe kërkojnë zgjidhës të problemeve serioze që dinë të krijojnë kushtet e duhura për vende të reja të punës dhe një ekonomi më të fortë për kombin tonë”, ka thënë Arban Arbashi.

“Shumë politikanë shqetësohen më shumë për statusin e tyre, egon e tyre dhe vendet e tyre në renditjen e një liste politike, por kjo nuk është si ne mendojmë në LDK, ne kemi krijuar një ekip që nuk është vetëm i aftë për të dhënë rezultate, si 40,000 vende të reja pune gjatë periudhës tonë të shkurtër të qeverisjes, por gjithashtu LDK-ja punon së bashku për të mirën e Kosovës. Koha për të folur ka përfunduar, tani është koha për veprim”, tha Abrashi. /Telegrafi/