LAJMI I FUNDIT:

CR7 apo futbollisti më i mirë evropian në histori?

CR7 apo futbollisti më i mirë evropian në histori?

Cristiano Ronaldo është zgjedhur fitues i ‘Topit të Artë’.

Sulmuesi portugez i Real Madridit ka fituar për herë të katërt çmimin më prestigjioz individual ‘Topin e Artë’, duke lënë pas vete emra të mëdha të futbollit evropian, si Michel Platini, Johan Cruyff dhe Marco Van Basten dhe Franz Beckenbauer, përcjell Telegrafi.


Lista e futbollistëve evropianë që e kanë fituar më shumë ‘Topin e Artë’

Cuyff ka fituar tri herë ‘Topin e Artë’ dhe një herë ka përfunduar i dyti. Sulmuesi pati influencë të madhe te Ajaxi, që fituar tri herë radhazi Kupën Evropiane, dhe te kualifikimi në finale i Holandës në vitin 1974, duke impresionuar me fanellën e ‘tulipanëve’ me 33 gola në 48 paraqitje, ndërsa në gjithë karrierën kishte statistika të çmendura me 369 gola nga 661 ndeshje, duke bërë që të konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i madh evropian ndonjëherë.

Cruyff llogaritet nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë evropian ndonjëherë

Edhe sulmuesi francez, Platini, ka arritur të fitoj tri herë ‘Topin e Artë’ dhe dy herë të përfundoj i dyti. Platini ka udhëhequr kombëtaren e Francës në dy gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 1982 dhe 1986, teksa ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 1984, me 41 gola nga 72 ndeshje për ‘Les Blues’. Ai fitoi Kupën Evropiane dhe Kupën e Kupave Evropiane me një numër të madh titujsh ekipor, duke shënuar 312 gola në karrierë me klube, shkruan Telegrafi.

Platini, ylli francez i cili ka fituar tri herë ‘Topin e Artë’

Van Basten pati një karrierë të shkurt nga lëndimet dhe luajti ndeshjen e fundit me Milanin në moshës 28-vjeçare. Megjithatë, ai ka impresionuar me 277 gola në 373 ndeshje për Ajaxin dhe Rossonerët, duke bërë që të kujtohet me nostalgji nga tifozët e futbollit, veçanërisht për golin me volej në finalen e Kampionatit Evropian të vitin 1988, titull ky i pari dhe i vetmi në nivelin ndërkombëtar.

Van Basten e përfundoi karrierën në moshën 28-vjeçare, por ia fitoi Holandës titullin e vetëm ndërkombëtar

Por, pas këtyre tre legjendave të futbollit evropian sigurisht që vend duhet të ketë edhe për gjermanin Beckenbauer, i cili gjithmonë ka dhuruar ndeshje të mëdha. Ai ka fituar dy herë ‘Topin e Artë’, duke përfunduar edhe dy herë në vendin e dytë e një herë në të tretin. Gjermani ka fituar tri herë Kupën Evropiane dhe ka një numër të konsiderueshëm titujsh në nivel klubesh me Bayern Munich. /Telegrafi/

Beckenbauer, njihet si lider i Gjermanisë dhe Bayernit

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori