LAJMI I FUNDIT:

Kështu ishin temperaturat sot në mëngjes nëpër të gjithë qytetet e Maqedonisë

Kështu ishin temperaturat sot në mëngjes nëpër të gjithë qytetet e Maqedonisë

Maqedonia është kapluar nga i ftohti dhe nga ngricat. Deri tani, i ftohti ka marrë një jetë dhe kjo ka mërzitur qytetarët e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat që janë matur sot në mëngjes kanë qenë tmerruese:
Në Mavrovë në mëngjes temperatura ka qenë -21 gradë Celsius. -20 ka qenë në Manastir, Tetovë dhe Lazaropole, -19 ka qenë në Krushevë, -18 ka qenë në Dibër dhe Prilep, -17 ka qenë në Pozharane dhe Kumanovë, -16 ka qenë në Kriva Pallank dhe në Gjurishte.


Nga matja e trashësisë së borës në ora 8 më shumë ka rezultuar se ka borë në Demir Kapi ku janë matur 7 centimetër./Telegrafi/