LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari për siguri kombëtare i shkruan Trumpit për Kosovën dhe fushatën ajrore kundër Serbisë

Këshilltari për siguri kombëtare i shkruan Trumpit për Kosovën dhe fushatën ajrore kundër Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka caktuar gjeneralin Herbert Raymond McMaster këshilltar për siguri kombëtare, i cili ka zëvendësuar ish këshilltarin e dorëhequr, Michael Flynn.

Gjenerali McMaster ka shkruar shumë analiza ushtarake dhe një ndër to është analiza me titull “Çarjet në themel: Transformimi i Mbrojtjes dhe premisat fillestare të njohurive dominuese në një luftë në të ardhmen”, ku ka analizuar luftërat në vitet ’90 në Bosnje dhe ndërhyrjen e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999, raporton gazeta serbe “Blic”.

Lidhur me Kosovën, McMaster ka shkrua se “Planet ushtarake për të bombarduar Jugosllavinë janë bërë nga maji i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999, ndërsa NATO kishte anashkaluar faktin se rezultati varet nga ‘përgjigjet jugosllave dhe iniciativat që ka qenë e pamundur të parashikohen’. Operacioni pesë ditor është rritur në fushatë disa muajshe për shkak të Sllobodan Millosheviqit”.

“Millosheviqi kishte parashikuar lëvizjet e NATO-s dhe i kundërshtoi ato. Ai zhvendosi trupat e tij në kufirin me Kosovën disa javë para sulmeve ajrore. Kur filloi fushata, ato forca dëbuan popullatën shqiptare në rrugë, konfiskuan dokumentet e tyre të identitetit, u plaçkitën pronat, dogjën shtëpitë e tyre dhe i shtynë ata si kafshët drejt kufirit maqedonas dhe shqiptar. NATO ishte e befasuar dhe e papërgatitur. Fushata ajrore kishte pasoja të padëshiruara – në fakt përshpejtoi veprimin brutal të spastrimit etnik që është dashur që ta ndalojë”.

Ai ka treguar se pse fushata e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999 nuk shënoi sukses t plotë.

“Më pak se 5 për qind të sistemeve luftarake serbe u shkatërruan në 78 ditët e bombardimeve. Përpjekjet e NATO-s për të sulmuar trupat tokësore të armikut nuk patën sukses. Situata e dështimit u bë e qartë vetëm pas përfundimit të luftës”, ka përfunduar McMaster.

Sipas tij, shumë caqe janë goditur rastësisht dhe se Beogradi i dinte hapat e Aleancës.

“Serbët evakuuan objektet të cilat ishin në shënjestër të bombardimeve të NATO-s. Besoj se Jugosllavia kishte spiun në radhët e NATO-s, prandaj ata njoftoheshin me të nisur aeroplanët nga baza Aviano në Itali”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori