LAJMI I FUNDIT:

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Bebes hundën është me rëndësi t’ia pastroni para se ta ushqeni që të mos ndodhë vjellja e ushqimit

Bebja me hundë të mbyllur shpesh është e shqetësuar, qan, bën gjumë të keq dhe merr frymë me vështirësi.


Si t’i ndihmohet, por të pengohen edhe komplikimet e mundshme, transmeton Telegrafi.

Përse bebes i mbyllen hundët?

Shkaktari më i shpeshtë mbylljes së vrimave të hundës te bebet janë infeksionet e ndryshme virusale, përkatësisht nëntipat e viruseve. Faktor rëndues është gjithsesi mungesa e imunitetit të bebes, posaçërisht nëse bebja pjesërisht apo fare nuk ushqehet me qumësht nëne (imunitetin e vetëm bebja e merr nga qumështi i nënës).

Cilat mund të jenë pasojat?

Bebja me hundë të mbyllura të shumtën e rasteve është e shqetësuar, qan, nuk bën gjumë të mirë dhe vështirë merr frymë. Për këtë shkak pastrimi i hundës është shumë i rëndësishëm, sepse problemet me hundët mund të zgjasim goxha shumë.

Gjithashtu hundët e mbyllura mund të jenë shkaktarë të shumë komplikimeve të cilat shumë lehtë shfaqen me rrjedhje të sekretit të kthjellët në tubin e Eustahut (inflamacioni i veshit të mesëm). Aty shumë shpejt krijohen kushtet për shfaqje të infeksioneve bakteriale por edhe për shfaqjen e temperaturës së ngritur.

Si t’i ndihmohet bebes?

Hunda e bebes pastrohet me tretës fiziologjik, me ndihmën e ampulave apo shiringave. Me rastin e qitjes së pikave, kokën e bebes duhet kthyer anash, në mënyrë që të mos ndodhë aspiracioni dhe shkuarja e lëngut në gabzherr, ndërkaq nofullën duhet ngritur lehtë.

Pikat qiten ngadalë në njërën vrimë të hundës dhe pastaj në tjetrën. Sasia e tretjes deri në 1 ml është e mjaftueshme për vetëm njërën vrimë të hundës. Nëse ka tepër sekrecion, sekrecioni më parë duhet të hiqet me ndihmën e pompës apo pompës me thithëse, pastaj të përdoret tretja fiziologjike. Rekomandohet lagështi e mjaftueshme e lokalit në të cilin qëndron bebja.

Spreji përdoret në këto situata:

– për pastrim dhe njomje të mukozës së hundës,
– për lehtësimin e vështirësive te mbyllja e hundëve,
– për regjenerim të mukozës,
– për mbrojtje të mukozës së hundës nga tharja,
– për zbutjen e krusteve (koreve brenda vrimave të hundës).

/Telegrafi/