LAJMI I FUNDIT:

Këshilla të rëndësishme si të mbroni veten gjatë blerjeve online për Black Friday

Këshilla të rëndësishme si të mbroni veten gjatë blerjeve online për Black Friday

Është Dita e Falënderimeve në SHBA që do të thotë se fundjava do të jetë shumë e intensifikuar posaçërisht për shkak të Black Friday.

Black Friday siç njihet nga ju tashmë është periudha e zbritjeve enorme e cila vjen nga SHBA-ja dhe është bërë mjaft popullore viteve të fundit edhe në vendin tonë.


Por, njerëzit janë përtacë dhe ky trend po rritet kur bëhet fjalë për të përfituar nga zbritjet. Ata preferojnë që të blejnë online.

Hulumtime nga projektet e Visas kanë konstatuar se do të ketë 18 për qind rritje të blerjeve këtë vit për Black Friday, pas rritjes prej 16 për qind në blerjet online vitin e kaluar. Vitin e kaluar u regjistruan 11 miliiardë dollarë blerje online gjatë periudhës së fundjavës së Black Friday.

Kjo e bën esensiale nevojën që blerësit të mbrohen, sidomos të mbrojnë informacionet e tyre personale më shumë se kurrë gjatë këtij viti.

Si ekspertë të sigurisë së të dhënave në IBM dhe Motorola, Gene Richardson jep këshilla të rëndësishme se si të mbrohemi gjatë blerjeve online, shkruan Telegrafi.

1. Sigurohuni që ueb faqja ku bleni është e sigurtë dhe ka certifikatë valide për mbrojtjen e të dhënave. Në Kosovë blerjet më të sigurta online mund t’i bëni në Smardonline.com që ka disa vite që është lider në këtë fushë.

2. Sigurohuni që sistemi juaj i sigurisë në kompjuter apo telefon ka aplikacionet e sigurisë së lartë.

3. Gjithmonë përdorni kartela bankare që nuk është e lidhur direkt me kredit kartelën tuaj personale edhe nëse përdorni Paypal, Bitcoin apo ndonjë metode tjetër të pagesës. Në Kosovë, në Smardonline.com mund të paguani “cash”, pasi porosia ju vjen direkt në shtëpinë tuaj.

4. Kurrë mos jepni informata tjera më të gjera se sa emri, adresa dhe numri i telefonit. Nuk duhet që të jepni informacione për privatësinë tuaj kur dëshironi të bleni.

5. Monitoroni me anë të një pale të tretë kredit kartelën tuaj në mënyrë që të mos ju vidhet identiteti dhe keni të aktivizuar shërbimet për SMS pop up që ju njoftojnë direkt për transaksionet në kredit kartelën tuaj.

smard-online-1
Përfitoni nga zbritjet në Black Friday në mënyrë të qetë dhe të sigurtë, pa u rrezikuar! Klikoni foton për më shumë informacione…

6. Sigurohuni që keni antivirus shumë të mirë në kompjuterin tuaj dhe se “broëseri” juaj ka një bllokues të reklamave të pa dëshiruara.

7. Sigurohuni që interneti në të cilin jeni kyçur është i sigurt dhe që të dini se kush ka qasje në të. Kjo ndodh me ruterin tuaj. Nëse përdorni Wi-Fi, sigurohuni që interneti është po ashtu i siguruar dhe se duhet një fjalëkalim (pasëord) për t’u kyçur. Nëse është një Wi-Fi publik, atëherë nuk ka nevojë për pasword dhe më pas mund të monitorohen të dhënat tuaja dhe të vidhen.

8. Fjalëkalimet (pasëordët) që ju i përdorni duhet të jenë të fortë, të vështira për t’u qëlluar nga të tjerët. Ose më mirë, të lehta për t’u kujtuar, por vështirë për t’u qëlluar.

9. Mos klikoni në vegëza (linqe) jo familjare dhe që nuk i njihni për të përfituar nga zbritjet. Ato mund t’iu mashtrojnë. Në Kosovë, platforma më e sofistikuar është ajo e SmardOnline.com, që përveç zbritjeve të mëdha në produkte dhe transportit, ofron sigurinë më të madhe për ju.

10. Mbani të dhënat tuaja personale dhe financiare në duart tuaja. Kurrë mos i jepni të dhënat tuaja pa zgjedhur blerjen që dëshironi të bëni.

Kështu, me një qasje të matur në blerje online, ju mund të keni blerje të mira për Black Friday sivjet dhe të përfitoni nga zbritjet që i ofrojnë kompanitë nga mbarë bota dhe SmardOnline.com në vendin tonë!

Në trend Teknologji

Më shumë
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Kalo në kategori